Shahpaska: Komuna e Bërvenicës me kopshtin e parë që do të kujdeset për 65 fëmijë, investim i MPPS-së me vlerë 22 milionë denarë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen e kopshtit të parë “Dielli-Sonce në vendbanimin Bërvenicë, Komuna e Bërvenicës.

“Kopshti ka kapacitet për 65 fëmijë, që do të organizohen në 4 grupe e që është ndërtuar me mjete nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vlerë prej 22 milionë denarë dhe është kopshti i parë në Bërvenicë. Ne vazhdojmë me politika që nënkuptojnë kujdes për çdo fëmijë në vend”, theksoi ministrja Shahpaska.

 

Ajo e theksoi rëndësinë e arsimit dhe edukimit parashkollor, si dhe rëndësinë e personelit cilësor dhe të trajnuar që kujdeset për më të vegjlit, fëmijët, si prioritet kryesor i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja Shahpaska u uroi punë të suksesshme stafit të kopshtit dhe qëndrim të sigurt dhe të këndshëm të fëmijëve që do të ndjekin këtë kopsht.

 

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, shprehu kënaqësi të madhe që Bërvenicë bëhet kopshtin e saj të parë, dhe mundësinë që banorët më të vegjël të kësaj komune të ndjekin edukimin parashkollor në vendbanimin e tyre ku jetojnë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.