29.07.2021

Shahpaska: Jemi duke i ulur kriteret që një numër i madh i falimentuarve të marrin kompensim  mujor në shumë prej 9,242 denarë 

“Ekzistojnë të falimentuar të cilëve u mungon stazhi i punës për disa muaj dhe kjo është arsyeja pse ne e kemi ulur kufirin për marrjen e kompensimit në të holla nga 15 në 14 vjet stazh pune në ndërmarrjet shtetërore”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, duke e shpjeguar Projekt-ligjin për të falimentuarit në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Punë dhe Politikën Sociale.
 
Me Projekt-ligjin për sigurimin material të të papunëve për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, kompensim mujor prej 9,242 denarëve ose 34% të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në vitin e kaluar, do të fitojnë 1100 punëtorë të rinj të falimentuar.
“Nevoja për këtë Ligj lindi nga takimet me qytetarët që kanë nevojë për ndihmë. Me ndryshimin e fundit, 13,000 persona do të përfshihen në sistemin e kompensimit në të holla deri në 9,242 denarë. Kjo tregon kujdesin tonë për qytetarët. Këtë kompensim material ata do ta marrin deri në punësimin ose pensionim e tyre përmes Agjencisë së Punësimit. Në ditën e parashtrimit të kërkesës për ndihmë në të holla, gratë duhet të jenë të paktën 52 vjeç dhe burrat 55 vjeç”, tha Shahpaska.
 
Ministrja theksoi se Projekt-ligji është pjesë e zgjidhjes së çështjes së të falimentuarve, e cila u injorua deri në formimin e kësaj Qeverie, kurse të falimentuarit janë manipuluar prej vitesh.
“Jemi të përgatitur së bashku të bëjmë ndryshim. Por, është fakt se nga viti 2017 e deri më sot kemi miratuar disa zgjidhje ligjore për kompensimin material të të falimentuarve, të cilat i përshtatim vazhdimisht sipas nevojave të qytetarëve në mënyrë që të mbulojmë sa më shumë njerëz. Kjo tregon se ne kemi një qasje sistematike në mënyrë që të arrijmë zgjidhje në interes të qytetarëve”, tha Shahpaska.
Ky propozim-ligj kaloi në leximin e dytë në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, dhe e mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të këtij komisioni.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.