19.07.2021

Shahpaska: Bashkëpunimi midis APRMV-së dhe Qendrave për punë sociale është kryesor për aktivizimin e shpejtë dhe punësimin e pranuesve të ndihmës minimale të garantuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mbajti një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm nga Ministria dhe Agjencia e Punësimit.

Në takim u bisedua për zbatimin e tre parimeve në Planin Operativ të këtij viti, diversitetin, përfshirjen dhe parimin e zhvillimit të barabartë dhe rajonal. Interesimi për programet aktuale dhe masat është i madh, ndërsa kjo gjithashtu është shenjë pozitive për zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e punësimit të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, pranuesit e ndihmës minimale të garantuar, persona vështirë të punësuar.

“Është e rëndësishme Qendrat për punë sociale dhe Agjencia e Punësimit të plotësohen në procesin e detektimit të anëtarëve më të punësuar nga familjet pranues të ndihmës minimale të garantuar. Planet individuale precize të përpunuara për punë të këtyre personave janë hapi i parë dhe më i rëndësishëm gjatë përfshirjes së tyre në tregun e punës”, theksoi ministrja Shahpaska.

Të gjithë të pranishmit në takim shprehën qëndrim të përbashkët lidhur me nevojën të formohet grup punues, i kombinuar nga përfaqësuesit e APRMV-së dhe QPK, e cila e përgatiti formularin e standardizuar për futjen e informacioneve për personat pranues të NMG. Formulari i standardizuar do t’iu ndihmojë më lehtë të detektojnë cilat janë anët më të forta ose më të dobëta të anëtarëve më të punësuar të familjeve pranues të NMG, kështu më lehtë dhe më shpejtë të mundësohet hyrje e tregut të punës dhe dalje nga sistemi i mbrojtjes sociale.

Reformën sociale të cilën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e zbaton do të thotë bashkëpunim ndër-institucional, qasje e përbashkët drejt sfidave dhe gjetje të zgjidhjeve më të përshtatshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.