26.07.2021

Shahpaska: 38 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale do të marrin shërbimin kujdes dhe rehabilitim në Qendrën e Re Ditore në Komunën e Likovës 

Në Qendrën e Re të sapondërtuar të specializuar në f. Orizare, 38 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale nga komuna e Likovës, do të përgatiten për përshtatjen e duhur në sistemin e rregullt arsimor. Përgatitjen do ta kryejë një ekip profesional i përbërë nga rehabilatues dhe edukatorë, logopedë, psikologë, punëtorë socialë dhe fizioterapeutë.
 
Qëllimi i terapisë së parashikuar individuale, grupore dhe okupative të fëmijëve me aftësi të kufizuara, është që në fëmijëri ata të zhvillojnë aftësi për jetën e përditshme. Fëmijët do t’i mësojnë shprehitë për ushqyerje, higjienë dhe për mirëmbajtjen e shëndetit, por do të fitojnë aktivitete edukative, sociale, kulturore dhe rekreative. Në Qendër do të organizohen edhe këshillime dhe punëtori për ndihmë të prindërve të këtyre fëmijëve.
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, tha se përmes Qendrës Ditore edhe më të vegjlit, realisht do t’i ndjejnë reformat sociale që i ndërmerr Qeveria.
“Qëllimi i reformës sociale është të ofrohen shërbimet sociale deri te përfituesit, deri te qytetarët. Të rritet vëllimi i qytetarëve që hyjnë në sistemin e mbrojtjes sociale, të përmirësohet cilësia e shërbimeve sociale, dhe me këtë përmirësohet edhe jeta e tyre. Kështu, do të zvogëlohet papunësia dhe do të përmirësohet standardi jetësor i të gjithë qytetarëve”, tha ministrja Shahpaska.
 
Ajo shprehi kënaqësi që Komuna e Likovës po bëhet me një Qendër Ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara me kapacitet për 38 fëmijë me aftësi të kufizuara në moshën prej 2 deri 14 vjeç. Thelbi i reformave të tilla, është të mbështeten kategoritë e rrezikuara, në rastin fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha ministrja Shahpaska.
Ministrja Shahpaska sot në Shoqatën Imago plus, ua dorëzoi licencën për kryerjen e veprimtarisë nga mbrojtja sociale për shërbimin kujdes i fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, tha se si bashkësi lokale jemi krenarë  që e marrim përgjegjësinë për kujdes të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga komuna jonë.
“Ata dhe prindërit e tyre, prej sot, nuk duhet të udhëtojnë deri te qytetet për të fituar kujdes të domosdoshëm. Kështu, ne më mirë i njohim problemet specifike me të cilat ballafaqohen këto familje, dhe besojë se ndihmën që do ta fitojnë në Qendrën e Re Ditore në Orizare, do të jetë më cilësore nga ajo që ishte deri më tani”, tha kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Kryetarja e Shoqatës “Imago Plus” Zemrijet Bela Veseli, tha se në vazhdimësi i përmirëson aftësitë dhe profesionalizmin në punë me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre.
“Jam e sigurt se Qendra Ditore dhe ekipi ynë profesional do të bëjnë një hap në cilësinë e shërbimit për fëmijët – përfitues të shërbimeve të qendrës. Për më tepër, prindërve të tyre do t’ua transmetojmë njohurinë tonë, me qëllim, fëmijët e tyre të arrijnë një zhvillim më cilësor dhe përgatitje për jetën e mëtutjeshme”, tha Zemrijet Bela Veseli.
 
Sipas koordinatores së Qendrës Ditore, Arineta Nuhija, “nuk ka privilegj më të madh nga ajo që t’ju ndihmohet atyre që ju nevojitet ndihmë. Kur bëhet fjalë për fëmijët, efekti reciprok është më i madh, sepse më shpesh para jush ndodh një avancim pozitiv që e shikoni dhe ju plotëson me gëzim dhe krenari. Me padurim i mirëpresim fëmijët në Qendër”.
Në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tani për tani janë mbështetur 19 projekte në 24 komuna. Pjesa më e madhe e këtyre projekteve janë të destinuara për ndihmë dhe kujdes të moshuarve në shtëpi, dhe nga një janë për ndihmë të të moshuarve në qendrën ditore, për rehabilitim të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe projekt për rehabilitim dhe ri-integrim të personave me aftësi të kufizuara në mjedis lokal. Për dhënien e shërbimeve janë trajnuar 300 persona, ndërsa pritet të përfshihen rreth 900 përfitues. Një nga qëllimet kryesore të reformës sociale është shërbimet të jenë më lehtë të qasshme edhe për përfituesit nga rajonet rurale dhe më të largëta në vend.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së shpejti do të shpallë një thirrje publike për projekte shtesë për komunat që nuk kanë arritur të aplikojnë në thirrjen e parë, ndërsa për këtë nevojë në vazhdimësi bëhet hartimi i nevojave të qytetarëve.
Ministrja Shahpaska në Tryezën e rrumbullakët “Efektet e pandemisë në personat me aftësi të kufizuara”: Ne e lehtësuam aksesin në të drejtat dhe shërbimet gjatë pandemisë, po punojmë për zgjidhje ligjore për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara
“Një nga dekretet e para të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fillim të pandemisë ishte lirimi nga puna i personave me aftësi të kufizuara dhe prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara. Për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, ne i mbyllëm Qendrat Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara”, tha ministrja Shahpaska në Tryezën e rrumbullakët  “Efektet e pandemisë në personat me aftësi të kufizuara”, organizuar nga Fondacioni për Demokraci Vestminster (FDV) dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Ministrja Shahpaska foli edhe për disa dekreteve që e lehtësojnë aksesin dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në shërbimet dhe të drejtat në të holla që u takojnë atyre. Kështu, të gjithë personat që shfrytëzonin shtesën për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër mund të vazhdojnë ta ushtrojnë këtë të drejtë, vetëm duke e ripërtërirë kërkesën, pa dokument mjekësor pa shkuar fizikisht në institucione shëndetësore.
“Me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, ne lehtësuam qasjen në Ndihmën e Garantuar Minimale dhe kështu mundësuam hyrjen e 6,500 amvisërive të reja në sistemin e mbrojtjes sociale. Në të njëjtën kohë, ne bëmë ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe mundësuam që numri i fëmijëve që marrin shtesa arsimore të rritet nga 12,000 në 24,000 fëmijë”, tha ministrja Shahpaska.
Ministrja theksoi se për herë të parë në Planin Operativ për programe dhe masa aktive u vendos parimi i diversitetit dhe përfshirjes, në mënyrë që të ketë qasje të barabartë të personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Dhe, në atë drejtim, është përgatitja e zgjidhjes së re ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, për të cilën është punuar intensivisht në periudhën e kaluar.
“Duke ndryshuar Ligjin për Mbrojtjen Sociale, ne e ulëm kufirin e moshës për ndihmë personale nga 18 në 6 vjeç. Projeksioni është për 200 asistentë personalë deri në fund të vitit, të cilët së pari duhet të kalojnë nëpër një proces trajnimi dhe marrje licence”, tha ministrja.
Ajo, gjithashtu, e theksoi edhe rëndësinë e krijimit të aplikacionit të ri celular – audio lexues për të verbrit, të cilin Ministria në bashkëpunim me UNDP, së bashku po e përgatitë dhe së shpejti do të jetë funksional - aplikacion ky që do të mundësojë pavarësi më të madhe të këtyre njerëzve në jetën e përditshme.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po punon seriozisht në hapjen e Qendrave të reja ditore për personat me aftësi të kufizuara, si dhe dhoma sensoriale dhe përfshirje në kopshtet e fëmijëve, duke i përfaqësuar si mjediset rurale po ashtu edhe ato urbane.
“Aftësia e kufizuar sipas Konventës së KB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara është e drejtë e njeriut e jo diagnozë mjekësore”, nënvizoi ministrja Shahpaska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.