03.01.2022

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot filloi pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile  për muajin dhjetor 2021.

Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 3 janar 2022.

Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të përfituesve të ndihmës financiare në kushte rreziku nga virusi COVID-19, pagesa do të kryhet në dy grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas orarit të përcaktuar alfabetik, respektivisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë:

  • 03.1.2022 (e hënë) - А, B, V, G, D, Gj, E, Z, I, Ј, К, L,
  • 04.1.2022 (e martë) - M, N, Nj, O; P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rikujton detyrimin për të mbajtur maskë dhe distancë fizike prej dy metrash.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.