29.09.2022

MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të shtatorit 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 29 shtator 2022 (e enjte) do të fillojë pagesa me faza e pensioneve për muajin shtator, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe. 

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit: 

  • Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 29.09.2022 (e enjte);
  • Për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 30.09.2022 (e premte);
  • Për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 03.10.2022 (e hënë); dhe
  • Për pensionet mbi 18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 04.10.2022 (e martë). 

Pensionistët që përdorin kartelë pagese të lidhur me llogarinë bankare në të cilën transferohet pensioni, mund t’i disponojnë paratë nga data 29 shtator (e enjte). Ata mund të tërheqin pensionin prej bankomateve, t’i përdorin të hollat  për pagesë në rrjetin e tregtimit ose për pagesa elektronike.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.