21.09.2022

MPPS: Me pensionin e shtatorit pensionistët me pensione më të larta për 6,8 për qind, në përputhje me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve

Me pensionin e shtatorit rreth 330 mijë pensionistë në vend, do të fitojnë pensione më të larta për 6,8%, në përputhshmëri me metodologjinë e re të aplikuar me ndryshimet e fundit në Ligjin për Siguri Pensional dhe Invalidor, të cilat hynë në fuqi në mars të vitit 2022.

Metodologjia e re parashikon harmonizimin e pensioneve me modelin e kombinuar prej 50% rritje e pagës mesatare e të gjithë të punësuarve në vend dhe 50% rritje e shpenzimeve të jetës, në përputhshmëri me të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë.

Harmonizimi do të kryhet dy herë në vit, përkatësisht në mars dhe shtator, që do të thotë do t’i përcjellë ndryshimet në dy indekset për harmonizim.

Krahasuar me pensionin mesatar, harmonizimi do të duket kështu: Pensioni mesatar në korrik 2022 arrinte 16.348, ndërsa me harmonizimin prej 6,8% në shtator të vitit 2022 arrin 17.422 denarë (1.074 denarë më shumë).

Sjellja e zgjidhjeve afatgjata dhe qëndrueshmëria e tyre nga të cilat qytetarët kanë përfitim të drejtpërdrejtë me theks në kategoritë e rrezikuara është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.