14.07.2021

Ministrja Shahpaska: Personat e verbër për herë të parë bëhen me lexues të audios që mundëson lëvizje më të lirshme dhe kryerje të aktiviteteve të përditshme

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot personave me shikim të dëmtuar dhe anëtarëve të Lidhjes Nacionale të personave të verbër, t’i njoftojë se Aplikacioni lexuesi audio është gati dhe mund ta përdorin”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në fjalimin e saj me rastin e fillimit të përdorimit të aplikacionit digjital, Audio lexues për persona të verbër dhe persona me shikim të dëmtuar.

Ministrja Shahpaska potencoi se me Lexuesin e audios, personat e verbër në Republikën e Maqedonisë së Veriut PËR HERË TË PARË, kanë një pajisje funksionale, bashkëkohore dhe praktike, e cila iu mundëson pavarësi më të madhe në aktivitetet e tyre të përditshme. 

“Lexuesi i audios në gjuhën maqedonase i ashtuquajtur “Kiko”, është gati dhe mundëson teksti i shkruar të dëgjohet dhe kuptohet në versionin audio. Në fazën finale është edhe versioni në shqip i ashtuquajtur “Hana”, e cila së shpejti do të jetë në dispozicion edhe për qytetarët që gjuhën amtare kanë gjuhën shqipe”, tha Shahpaska.

Ministrja informoi se aplikacioni është i disponueshëm në version mobil dhe në desktop, të krijuar në përputhje me trendet bashkëkohore teknologjike. Ndërkohë, potencoi edhe për dallimin e aplikacioneve të deritanishme nga vendet tjera, të cilët kanë përdorur zë roboti, vështirë të kuptueshëm dhe i papërshtatshëm për personat e verbër, audio lexuesi i ri është aplikacion lehtë i kuptueshëm me zë të natyrshëm, në gjuhën letrare maqedonase. 

Përveç personave me shikim të dëmtuar, aplikacionin “Kiko” mund ta përdorin edhe personat me vështirësi në mësim, personat me disleksi dhe të gjithë ata që informacionet më mirë i kuptojnë në formatin audio.

 

“Lexuesi i audios ka rëndësi të madhe sepse do t’ua ndryshojnë së paku 3000 personave të verbër vetën në vendin tonë. Personat e verbër do të informohen më mirë, do të përfshihen në jetën shoqërore dhe më e rëndësishmja do të jenë të pavarur”, tha ministrja Shahpaska.

Qasja deri te aplikacioni është e thjeshtë. Mjafton të qaset në Google Play Store dhe të shkarkohet aplikacioni RHVoice. Pasi të instalohet ky aplikacion, nevojitet të zgjidhni “maqedonase” në listën me gjuhë, menjëherë afër titullit “Kiko”.

“Ndërtojmë politika dhe ndërmarrim aktivitete që t’u përgjigjemi nevojave të tyre. Motoja e personave me aftësi të kufizuara “asgjë për ne – pa ne” është baza mbi të cilën ndërtohen politikat tona të cilat i ndërtojmë bashkë me personat me aftësi të kufizuara. Vazhdojmë me përpjekjet tona në ndërtimin e shoqërisë me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Shoqëri që do të integrojë dhe përfshijë, dhe jo shoqëri që do të diskriminojë dhe përjashtojë. Për ne, çdo qytetarë është i rëndësishëm dhe askush nuk guxon të lihet anash”, tha ministrja Shahpaska.

Në promovim morën pjesë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, përfaqësuesja e përhershme e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, UNDP, Narine Sahakjan, kryetari i Lidhjes së Personave të Verbër, Zharko Selkovski, anëtarë të Lidhjes së Personave të Verbër dhe mysafirë të tjerë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.