Ministrja Shahpaska në panel diskutim online në “Samitin REDI” mbi efektet ekonomike të COVID-19 në komunitetin rom në Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në një panel diskutim online me temë “Perspektivat dhe sfidat për përfshirjen ekonomike të romëve në Maqedoninë e Veriut”, si pjesë e edicionit të parë të samitit REDI të organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin Ekonomik të Romëve - REDI .

“Si Qeveri, ne jemi fuqimisht të vendosur për të ulur vazhdimisht shkallën e papunësisë mes romëve, e cila sipas analizës së fundit është 23 për qind. Ky është një parakusht jo vetëm për progres dhe zhvillim të popullatës rome, por edhe për progres dhe zhvillim të të gjithë shoqërisë. Si shtet ne jemi duke punuar për të zvogëluar punësimin joformal midis romëve, e cila mesatarisht 25 për qind, sepse vetëm përmes përfshirjes së tyre të plotë në sistem, romët do të integrohen plotësisht në komunitet”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo vuri në dukje se rreth 48% e familjeve rome janë përfitues të ndihmës sociale, dhe se Ministria po punon në mënyrë aktive në tërheqjen e njerëzve nga papunësia dhe përfshirjen e tyre në procesin e punës.

“Sfidat me të cilat u përballëm për shkak të pandemisë COVID-19 janë edhe më të mëdha kur bëhet fjalë për popullatën rome. Dhe kjo është arsyeja pse kemi miratuar një sërë zgjidhjesh ligjore që mundësojnë tejkalimin më të lehtë të krizës ekonomike dhe shëndetësore. Ne lehtësojmë aksesin në ndihmë minimale të garantuar, në shtesës fëmijërore dhe arsimore, dhe për të drejtat që mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të popullatës rome. Siguruam mbështetje financiare, si dhe pagesa të kompensimit në të holla bazuar në papunësi për personat që u është ndërprerë marrëdhënia e punës me marrëveshje”, potencoi ministrja.

Ajo gjithashtu e theksoi rëndësinë e ndryshimit të Planit Operativ në programin e subvencionit të pagave, në kuadër të të cilit përfshirja është rritur nga 1,624 persona në 1,974 persona.

“Nga realizimi i deritanishëm, brenda këtij programi, janë përfshirë 68 romë të papunë. Me këtë mund të them se objektivi është arritur mbi 65%. “Si Qeveri ne do të vazhdojmë të punojmë me ritëm dhe intensitet të lartë për të luftuar punën e padeklaruar përmes masave stimuluese, siç janë programet e punësimit, vauçerët, sistemi tatimor etj”, nënvizoi ministrja.

Ajo theksoi se është bërë përparim serioz në vend në drejtim të përmirësimit të integrimit të romëve në shoqëri në fushën e arsimit, forcimit të shoqërisë civile, zvogëlimit të diskriminimit dhe stereotipave, përmirësimit të aksesit në institucione dhe shërbime. Por, politikat për avancimin e romëve në shoqëri vazhdojnë.

“Me një qasje serioze dhe të përkushtuar, rezultatet do të vijnë në të gjitha fushat. Edhe në pjesën e tejkalimit të çështjes së personave pa dokumente edhe për fëmijët romë në rrugë, papunësia, varfëria, numri i madh i azilkërkuesve romë në vendet e BE, diskriminimi”, theksoi ministrja.

Samiti REDI është ngjarje ndërkombëtare që i bashkon vendimmarrësit evropianë në nivelin më të lartë, përfaqësuesit e qeverive kombëtare, shoqërinë civile, korporatat, institucionet financiare dhe sipërmarrësit romë të përfshirë në mënyrë aktive në përfshirjen dhe fuqizimin ekonomik të romëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.