Ministrja Shahpaska mori pjesë në Takimin Përgatitor mbi Draft-Programin e Reformave Ekonomike 2021-2023

 

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në fushën e tregut të punës vitet e fundit ka marrë pjesë aktive në pjesën e reformave strukturore, që ishin pjesë e programeve të reformës ekonomike, si: Zhvillimi dhe zbatimi i planeve individuale të punësimit që i zbaton Agjencia e Punësimit, Garancia për të rinjtë dhe Strategjia për formalizimin e ekonomisë informale 2018-2022”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në Takimin Përgatitor për Draft-Programin e Reformave Ekonomike 2021 - 2023.

 

Duke iu referuar masës 12-Vendosja e mekanizmave për formalizimin e punës informale në sektorët që ka më shumë gjasa të kenë punë të padeklaruar, ministrja informoi se për të zbatuar Strategjinë dhe Planet e Veprimit për formalizimin e ekonomisë informale, me mbështetjen e Komisionit Evropian filloi të zbatohet projekti “Përmirësimi i kushteve të punës”, ku disa nga aktivitetet janë përqendruar në zbatimin e mekanizmave për formalizimin e ekonomisë informale.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është gjithashtu bartëse e masës 19: Forcimi i sistemit për përfshirjen sociale të kategorive të ndjeshme të personave. Aktivitetet e përfshira në këtë masë janë grupuar në dy komponentë: 1) Aktivizimi i personave në tregun e punës nga kategoritë e ndjeshme dhe 2) Përmirësimi i qasjes në shërbime  sociale cilësore.

“Është me rëndësi të madhe lidhja e ndihmës sociale me aktivizimin e shfrytëzuesve të NGM (Ndihmës së Garantuar Minimale), respektivisht bashkëpunimi ndërmjet shërbimeve për punësim dhe mbrojtjes sociale, me qëllim mbështetjen dhe aktivizimin e përdoruesve të NGM që janë në gjendje të punojnë. Rregullimi i zgjidhjes softuerike të Agjencisë së Punësimit dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është në fazën përfundimtare, me çka do të mundësohet shkëmbimi i të dhënave në kohë reale dhe përgatitja e përbashkët të planit individual për punësimin më të lehtë të anëtarit të familjes”, nënvizoi ministrja Shahpaska.

Për më tepër, ajo theksoi se në vitin 2022 do të modernizohet korniza ligjore për punësim, duke përfshirë rehabilitimin profesional të personave me aftësi të kufizuara, si grup veçanërisht i ndjeshëm. Ajo vuri në dukje se ndërmarrjet sociale janë veçanërisht të rëndësishme në krijimin e vendeve të punës dhe integrimin e kategorive më të ndjeshme në tregun e punës, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara.

Për atë qëllim, ministrja theksoi se gjatë vitit 2021 dhe 2022 do të sigurohet mbështetje financiare dhe teknike për krijimin ose menaxhimin e ndërmarrjeve sociale, që janë të fokusuara në integrimin në punë të personave në nevojë.

Lidhur me komponentin e dytë të masës, që i referohet përmirësimit të qasjes në shërbime sociale cilësore, ministrja informoi se gjatë vitit 2020, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka lidhur kontrata menaxhimi me tre ofrues të shërbimeve, dhe me 17 komuna ka lidhur marrëveshje për ndarje të granteve për krijimin dhe zhvillimin e shërbimeve sociale.

“Në tre vitet e ardhshme do të punojmë edhe në forcimin e sistemit për monitorimin, mbikëqyrjen dhe garantimin e cilësisë së shërbimeve sociale në nivel lokal dhe kombëtar, për të gjitha llojet e shërbimeve sociale të parashikuara në Ligjin për mbrojtjen sociale”, nënvizoi ministrja Shahpaska.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.