19.07.2021

Ministrja Shahpaska: Me komunën e Karposhit fillon Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale, përfituesit e parë janë 60 persona mbi 65 vjeç

Komuna e Karposhit është komuna e parë me të cilën filloi realizimi i Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale. Me Projektin 20 infermierë do të kujdesen për 60 persona mbi 65 vjeç, ku u nevojiten në mirëmbajtjen e higjienës personale dhe në shtëpinë e të moshuarve dhe sigurimin e ushqimeve të nevojshme, deri 80 orë në muaj. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, Kryqit të Kuq i dhuroi licencë për kryerjen e veprimtarisë.

“Ky shërbim social ka për qëllim të përmirësojë dhe mirëmbajë shëndetin e përfituesit në rrethin e tij familjar dhe atë përmes ndihmës në kryerjen e aktiviteteve nga përditshmëria. Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje të Bankës Botërore deri më tani janë mbështetur 19 projekte në 24 komuna. Për dhënien e shërbimeve janë trajnuar 300 persona – infermierë, që deri më tani kanë qenë persona të papunësuar afatgjatë dhe përfitues të Ndihmës së garantuar minimale, ndërsa me shërbimet do të përfshihen rreth 900 përfitues”, tha ministrja Shahpaska.

Qëllimi strategjik i reformës sociale, që së bashku e zbatojnë qeveria maqedonase dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, është të sigurojë ndryshime themelore në përforcimin e kapitalit njerëzor, zvogëlimin e varfërisë dhe ngritjen e cilësisë së jetës në vend.

“Ne i dhamë vetes një detyrë të krijojmë ndryshime në këtë segment që do të rezultojnë me shërbime të reja sociale të qasshme, sipas nevojave të qytetarëve dhe të cilat do të jenë më afër përfituesve. Me të vërtetë jemi krenarë që përmes këtij modeli të ri përfshijmë përfitime të dyfishta. E para – krijohet shërbim i cili me të vërtetë ofron vlerë të re të shtuar për këtë kategori të qytetarëve dhe do t’ju mundësojë ndihmë reale, dhe e dyta – ky shërbim si dhe të tjerat që rrjedhin nga reforma sociale ofron mundësi për punësim dhe rikualifikim. Ky është një shembull gjithëpërfshirës për politikën sociale e cila bazohet në një integrim sa më të madh për grupet e rrezikuara, me çka përmirësohet cilësia e tyre e jetesës”, tha ministrja Shahpaska, duke iu uruar suksese në punë “Qendrës së Kujdesit Karposh” dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Reforma sociale bazohet në katër postulate: pluralizmi – përmes së cilës krahas shtetit mundëson përfshirje edhe të subjekteve të tjera në dhënien e shërbimeve me çka pasurohet oferta, përfshirja – përmes së cilës ndryshohet qasja tradicionale pasive në atë aktive, deinstitucionalizmi, e cila është një nga shtyllat kryesore të Ligjit për mbrojtje sociale dhe decentralizim, me çka përfshihen edhe komunat në procesin e shërbimeve sociale.

“Prej sot, fillojmë me zbatimin e një shërbimi social të nivelit lokal në komunën e Karposhit, e cila është me rëndësi të madhe për qytetarët. Duke pasur parasysh se Karposhi është komunë me një numër të madh të bashkëqytetarëve të rritur, jam i lumtur që këto vizita vendase bëhen reale. Gjyshet dhe gjyshërit tanë, ata që na kanë rritur, meritojnë pleqëri dinjitoze dhe kujdes të vërtetë. Të gjitha informacionet dhe risitë në lidhje me shërbimin, do të mund të merren edhe në zyrën e informacionit te ura “Vlajko”, theksoi Stefan Bogoev, kryetari i komunës së Karposhit.

Sekretari i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Panovska, tha se prej sot, personat e moshuar të cilët kanë nevojë për ndihmë, do të kenë infermierë që do të kujdesen për nevojat e tyre të përditshme.

“Këta persona do të jenë edhe miqtë e tyre dhe shpresojë se do të fusin freski dhe lumturi në jetën e tyre të përditshme dhe do t’ju ndihmojnë. Ashtu si deri më sot, edhe tani, mbështetja nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe komunës së Karposhit është me rëndësi të madhe. Suksesi edhe më tej do të varet nga bashkëpunimi ynë i ndërsjellë”, tha Suzana Tuneva Paunovska, sekretare në Kryqin e Kuq në Shkup.

Projekti është mbështetje në zbatimin e suksesshëm në reformën gjithëpërfshirëse sociale sepse me përfshirjen e komunave, dukshëm përmirësohet qasja e shërbimit deri te qytetarët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.