07.07.2021

Ministrja Shahpaska iu drejtua Koalicionit Ndërkombëtar për të drejta të barabarta: Krijojmë shoqëri pa paragjykime, shoqëri që do të integrojë, dhe nuk do të diskriminojë

“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet ku parimi i barazisë dhe mosdiskriminimi zbatohet në të gjitha sferat e jetesës shoqërore: mbrojtje sociale, shëndetësi, arsim, marrëdhënie të punës dhe jurisprudencës. Respektimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut dhe lirisë është prioriteti ynë si Qeveri”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në video fjalimin e konferencës virtuale të organizuar nga Koalicioni Ndërkombëtar për të drejta të barabarta në të cilën merr pjesë edhe shteti ynë.

Në drejtimin e krijimit të politikave dhe marrjes së aktiviteteve për përballjen me diskriminim në vend, ministrja Shahpaska i rekomandoi dy ligjet të cilat së fundmi u miratuan në vendin tonë.

“Në tetor të vitit të kaluar, e miratuam Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ku për herë të parë si bazë e diskriminimit u definua orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Formuam Trup Koordinues Kombëtar për mosdiskriminim dhe barazi, me qëllim promovimin e konceptit për mosdiskriminim dhe mundësi të barabarta si dhe ndjekja e gjendjeve në këtë sferë të jetesës shoqërore, tha ministrja.

Ajo tha se këtë vit për herë të dytë u mbajt Parada e krenarisë, me mbështetje të institucioneve qeveritare dhe sektorit civil. Kjo kontribuoi që Republika e Maqedonisë së Veriut të ngjitet 12 vende më lartë në raport me vitin e kaluar, në hartën e Rainbow në raport të eliminimit të diskriminimit të personave LGBT në shtetin tonë.

“Bukuria e mozaikut bëhet nga ndryshimet. Krijojmë shoqëri që bazohet në liri të barabartë dhe drejtësi. Qëllimi ynë është secili të ndihet i lirë në zgjidhjen e orientimit të tij, profesionit, realizimin e vizionit të tij. Shoqëri që do të integrojë, dhe nuk do të diskriminojë. Krijojmë shoqëri pa paragjykime. Shoqëri ku secili qytetarë do ta bëjë zgjidhjen e vet”, tha ministrja Shahpaska.

Kjo konferencë paraqet përgatitje në krijimin e Strategjisë globale për të drejta të barabarta të komunitetit LGBTI, në të cilën morën pjesë edhe ministra nga shtetet e tjera, si dhe organizata qytetare.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.