29.07.2021

Ministrja Shahpaska: Investojmë në kopsht tërësisht të ri, që do të përkujdeset për 57 fëmijë në Komunën e Sopishtes, çdo fëmijë është i rëndësishëm
 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot në Komunën e Sopishtes kreu inspektim në punët ndërtimore të objektit të ri në IPKKF “Ylberi”, objekti i dytë për përkujdesjen e fëmijëve të moshës parashkollore në këtë komunë.
 
“Kopshti i ri ka kapacitet të përkujdeset për 57 fëmijë që do të organizohen në tre grupe, dy grupe për fëmijët nga mosha 2-6 vjeç, ndërsa grupi i tretë është për çerdhe. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për ndërtimin e saj dhe pajisjen nga Buxheti i saj ndau rreth 21 milionë denarë. Në përputhje me inspektimin e kryer në terren të punëve ndërtimore janë në fazë përfundimtare, për momentin është duke përfunduar rregullimi i brendshëm, ndërsa njëkohësisht punohet në rregullimin e oborrit”, theksoi Shahpaska.
 
Sipas tempos së lëvizjes së aktiviteteve të punës, kopshti i fëmijëve në Komunën e Sopishtes duhet të përfundojë maksimumi për një muaj.
 
“Për ne, çdo fëmijë është i rëndësishëm, sepse sa më herët që kyçen në procesin edukativ dhe arsimor, aq më i përgatitur do të hyjë edhe në procesin arsimor. Përpjekja e Ministrisë dhe Qeverisë është të ndërtojmë kopshte në të gjitha pjesët e shtetit dhe deri në përfundim të mandatit deri në vitin 2021, 60% e fëmijëve nga mosha parashkollore, të vendosen në kopshte. Deri më tani lëshuam në përdorim 14 kopshte, ndërsa deri në fund të vitit do të hapen edhe 11 objekte të reja, një prej tyre është edhe ky kopsht”, tha Shahpaska.

Kopshti i ri në Komunën e Sopishtes është projekt i pavarur i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si pjesë e Programit për ndërtim, pajisje dhe mirëmbajtje të objekteve për kujdesin e fëmijëve për vitin 2020.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.