18.03.2021
Këshilli Ekonomik-Social ka zhvilluar seancën e dhjetë
Këshilli Ekonomik-Social, i kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, debatoi për disa pika në seancën e sotme të dhjetë.
Në seancë u hap çështja e harmonizimit të lartësisë së pagës minimale në përputhje me Ligjin për pagën minimale dhe u prezantuan të dhënat mbi bazën e të cilave kryhet harmonizimi i pagës minimale. Anëtarët e KES ranë dakord të vazhdojnë debatin mbi këtë pikë në seancën e ardhshme.
Në seancën e sotme, u shqyrtua Raporti Vjetor për punën e Këshillit Ekonomik-Social për vitin 2020, ku u theksuan sfidat për funksionimin e KES dhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejshëm të tij.
Si pikë e rendit të ditës të kësaj seance ishte edhe Zbatimi i planit të punës për rishikimin e profesioneve 2018/2021, sipas të cilit janë përgatitur gjithsej 60 profesione dhe të njëjtat janë publikuar në portalin zanimanja.mk, si dhe plani për numrin e profesioneve që do të përgatiten deri në fund të vitit 2021.
Anëtarët e KES ranë dakord mbi propozimin për Ratifikimin e Konventës 190 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës – ONP.