Këshilli Ekonomik-Social diskutoi konceptin e pakos së pestë të masave ekonomike

Këshilli Ekonomik-Social në seancën e sotme, të kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ku morën pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe përfaqësues të partnerëve socialë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Maqedonisë dhe Organizatës së Punëdhënësve u shqyrtua koncepti i pakos së pestë të masave ekonomike për ndihmë dhe mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve.

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik-Social, përmes një diskutimi të gjerë, anëtarët e Këshillit patën mundësinë të japin propozime, sugjerime dhe mendime, të cilat do të shqyrtohen nga Qeveria në mënyrë që të shpërndahet në mënyrë më efektive ndihma shtetërore për ata që kanë më shumë nevojë.

Pakoja e pestë e masave ekonomike është e orientuar për qytetarët, punëtorët, pra për ekonominë dhe të varfrit. Hoteleria, transporti, turizmi, prodhuesit e duhanit dhe mediat  janë në fokusin e pakos së pestë të masave, si degët më të prekura, të cilat kanë nevojë për ndihmë.

Qëllimi është të krijohet një pako masash që do të japin rezultatet më të mira për të shëruar ekonominë në mënyrë që të tejkalohet më lehtë periudha e krizës.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.