E diela të jetë ditë për pushim javor, tema kryesore e takimit të sotëm të Ministres Shahpaska me Sindikatën e Qendrës Klinike

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot zhvilloi takim online me përfaqësuesit e Sindikatës së Qendrës Klinike, ku diskutuan zgjidhjen ligjore që e diela të jetë ditë e pushimit javor.


Nga Sindikata i theksuan propozim-zgjidhjet që do t’i përshtateshin shëndetësisë, si veprimtari veçanërisht komplekse, siç janë kujdestaritë, që rregullohen me Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe Marrëveshjen kolektive.

Në këtë takim u diskutuan edhe tema të tjera lidhur me përfaqësimin sindikalist, për zgjidhjen ligjore të Ligjit për marrëdhënie punë - mbi të cilin punon Grupi i Punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale me Sindikatat, Organizatën e Punëdhënësve, përfaqësues të OBP dhe ekspertë, i cili parashikon pensionim të detyrueshëm në moshën 64 vjeçare dhe 15 vjet stazh pune, kurse përjashtim bëjnë kuadrot deficitare si në shëndetësi po ashtu edhe në arsimin e lartë.

Bashkëbiseduesit gjithashtu shprehën gatishmërinë edhe për takime dhe mbledhje të mëtejshme për të gjitha çështjet brenda kompetencës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të cilat prekin punonjësit në sektorin e shëndetësisë.​


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.