Заменикот министер Азири на одбележување на ,,Неделата на грижа на стари лица”

Заменик министерот за труд и социјоална политика проф. д-р Елми Азири учествуваше на прес конференцијата по повод Неделата за грижа за стари лица „Сите сме нивни деца“ во организација на Црвениот крст на Република Македонија.

Со оглед на постојаниот раст на процентот на старо население, тренд од којшто не е одмината ниту Република Македонија, целта на одбележувањето на оваа Неделата за грижа на стари лица е да се покрене јавната свест за потребата од интеграција на старите лица, но и за обезбедување грижа и помош за нив.

Имено, според прогнозите на Обединетите нации  до 2050 година во Македонија стари ќе бидат 33 проценти од населението. Во 2008 година, според статистички податоци, стари биле 16,6 проценти од населението, а на пописот во 2002 околу 15 проценти.

,,Од овие податоци произлегува дека потребите за старите лица за социјална и здравствена заштита постојано растат, а како резултат на тоа се наметнува потребата од застапување и развивање форми за вонинституциионална заштита, што ќе овозможуваат услуги блиски до корисниците за кои се наменети”, рече генералниот секретар на Црвениот крст на Република Македонија Саит Саити. 

Заменик министерот за труд и социјална политика, проф. д-р Елми Азири, смета дека последиците од стареењето како процес можат да се почувствуваат во сите сфери на општествениот живот и затоа сите земји, вклучувајќи ја и Македонија, преземаат мерки и политики за надминување на последиците, но и овозможување на соодветна грижа и заштита на старите лица.

,,Во таа насока, се работи, на изградба на домови за згрижување, така што во Македонија постојат пет јавни и 25 приватни установи, но се развива и воинституционалната заштита преку отворање на дневни центри, комбинирани дневни центри и центри за давање помош на стари лица.  Исто така, Министерството за труд и социјална политика ќе ги поддржи и невладините организации и локалните заедници кои се подготвени да ја развиваат воинституционалната заштита и да развиваат локални сервиси за помош и поддршка. Меѓудругото, ќе се преземаат и мерки за социјална вклученост на старите лица, општествена интеграција и поттикнување меѓугенерациска солидарност”, потенцираше заменикот министер за труд и социјална политика проф. д-р Елми Азири.

Во однос на стареењето на населението заменик-министерот за здравство Гоце Чакаровски е согласен дека политиките на државата треба да се ревидираат за да можат да одговорат на потребите на овој тренд и дека Министерството за здравство постојано презема мерки за унапредување на грижата за стари лица.

Одбележувањето на Неделата на грижа за стари лица е поддржана преку австрискиот Црвен крст и австриската агенција за развој во рамки на регионален проект.

Zëvendësministri Aziri në shënimin e “Javës së kujdesit për të moshuarit”

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Prof. dr. Elmi Aziri mori pjesë në konferencën për shtyp me rastin e Javës së Kujdesit për të Moshuarit “Të gjithë jemi fëmijët e tyre”, organizuar nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë.

Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të përqindjes së popullatës së vjetër, trend të cilin nuk e ka tejkaluar as Republika e Maqedonisë, qëllimi i shënimit të kësaj Jave të kujdesit për të moshuarit  është rritja e ndërgjegjësimit publik për nevojën për integrimin e të moshuarve, por edhe për sigurimin e kujdesit e ndihmës për ta.

Në fakt, sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2050 në Maqedoni të moshuar do të jenë 33 për qind e popullatës. Në vitin 2008, sipas të dhënave statistikore, 16.6 për qind e popullsisë ishin të moshuar, dhe rreth 15 për qind në regjistrimin e vitit 2002.

“Nga këto të dhëna del se po rriten nevojat për të moshuarit për sigurim social dhe shëndetësor, dhe si rezultat i kësaj imponohet nevoja për përfaqësim dhe zhvillimin e formave të mbrojtjes jashtë-institucionale, që do të mundësojnë shërbime të afërta me shfrytëzuesit për të cilat janë të dedikuara”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Prof. dr. Elmi Aziri konsideron se pasojat e plakjes si proces mund të ndjehen në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe për këtë arsye të gjitha vendet, përfshirë edhe Maqedoninë, ndërmarrin masa dhe politika për tejkalimin e pasojave, por gjithashtu mundësimin e kujdesit dhe mbrojtjes adekuate për të moshuarit.

“Në këtë drejtim, punohet në ndërtimin e shtëpive të kujdesit, ashtu që në Maqedoni ekzistojnë 5 ente publike dhe 25 private, por zhvillohet edhe mbrojtja jashtë-institucionale përmes hapjes së qendrave ditore, qendrave të kombinuara ditore dhe qendrave për ndihmë për personat e moshuar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do t’i mbështesë gjithashtu edhe organizatat joqeveritare edhe komunitetet lokale të cilat janë të gatshme për të zhvilluar kujdesin jashtë-institucional dhe të zhvillojnë servise për ndihmë dhe përkrahje. Ndër të tjera, do të ndërmerren masa për përfshirjen sociale të të moshuarve, integrimi dhe nxitja e solidaritetit midis brezave”, theksoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Prof. dr. Elmi Aziri.

Sa i përket plakjes së popullatës, zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski pajtohet se duhet të rishikohen politikat e shtetit në mënyrë që t’u përgjigjen nevojave të këtij trendi dhe se Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ndërmerr masa për avancimin e kujdesit për të moshuarit.

Shënimi i kësaj Jave është përkrahur përmes Kryqit të Kuq austriak dhe Agjencisë austriake për zhvillim në kuadër të projektit rajonal.

Zëvendësministri Aziri në shënimin e “Javës së kujdesit për të moshuarit”

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Prof. dr. Elmi Aziri mori pjesë në konferencën për shtyp me rastin e Javës së Kujdesit për të Moshuarit “Të gjithë jemi fëmijët e tyre”, organizuar nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë.

Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të përqindjes së popullatës së vjetër, trend të cilin nuk e ka tejkaluar as Republika e Maqedonisë, qëllimi i shënimit të kësaj Jave të kujdesit për të moshuarit  është rritja e ndërgjegjësimit publik për nevojën për integrimin e të moshuarve, por edhe për sigurimin e kujdesit e ndihmës për ta.

Në fakt, sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2050 në Maqedoni të moshuar do të jenë 33 për qind e popullatës. Në vitin 2008, sipas të dhënave statistikore, 16.6 për qind e popullsisë ishin të moshuar, dhe rreth 15 për qind në regjistrimin e vitit 2002.

“Nga këto të dhëna del se po rriten nevojat për të moshuarit për sigurim social dhe shëndetësor, dhe si rezultat i kësaj imponohet nevoja për përfaqësim dhe zhvillimin e formave të mbrojtjes jashtë-institucionale, që do të mundësojnë shërbime të afërta me shfrytëzuesit për të cilat janë të dedikuara”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti.Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Prof. dr. Elmi Aziri konsideron se pasojat e plakjes si proces mund të ndjehen në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe për këtë arsye të gjitha vendet, përfshirë edhe Maqedoninë, ndërmarrin masa dhe politika për tejkalimin e pasojave, por gjithashtu mundësimin e kujdesit dhe mbrojtjes adekuate për të moshuarit.