Средба Шахпаска-Саити: Црвениот крст е наш партнер во заложбите за поголема социо-психолошка и материјална помош и поддршка на најранливите категории

Mинистерката за труд и социјална политика Јагода Шахпаска денеска оствари средба со Генералниот секретар на Црвениот крст на Република Северна Македонија, Саит Саити на која што се разговараше за тековните и идни активности и проекти на Црвениот крст и заедничките планови и активности со Министерството.

 

„Значењето на Црвениот крст на Северна Македонија е огромно. Тој е наш партнер, со кој сме на иста линија и заедно се залагаме за унапредување на социјалната и економска состојба на граѓаните преку социо-психолошка и материјална помош и поддршка на оние на кои им е неопходна и најпотребна“, истакна Шахпаска.

Од страна на Црвениот крст беа посочени нивните активности кои се во доменот на асистенција на ранливите групи на население. Како што се, активности за одговор на предизвици настанати од КОВИД 19, соработка во делот на лична асистенција на лица со попреченост и нега на стари лица и лица со попреченост, социјализација на деца и млади со попреченост, помош за мигранти, бегалци и баратели на азил, помош на деца на семејства во социјален ризик и деца корисници на посебен додаток.

На средбата се разговараше и за реалните можности за развој и реализација на заеднички проекти одобрени од МТСП, а финансирани од европски програми, Австриски Црвен крст и во соработка со меѓународни организации.

Министерката Шахпаска изрази подготвеност за продолжување на заедничката соработка и во иднина  и исполнување на заедничките приоритети,помош и поддршка на ранливите категории на граѓани.

 

Takim Shahpaska-Saiti: Kryqi i Kuq është partneri ynë në përpjekjet për ndihmë dhe mbështetje më të madhe socio-psikologjike dhe materiale për kategoritë më të rrezikuara

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, ku u bisedua për aktivitetet dhe projektet aktuale dhe të ardhshme të Kryqit të Kuq dhe planet dhe aktivitetet e përbashkëta me Ministrinë.

“Rëndësia e Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut është e madhe. Ai është partneri ynë, me të cilin jemi në të njëjtën linjë dhe së bashku ne përpiqemi të përmirësojmë gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve përmes ndihmës socio-psikologjike dhe materiale dhe mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi  Shahpaska.

Nga ana e Kryqit të Kuq u theksuan aktivitetet e tyre në fushën e ndihmës që janë në sferën e asistencës së grupeve më të rrezikuara të popullatës, siç janë: aktivitetet për t’iu përgjigjur sfidave të paraqitura nga COVID-19, bashkëpunimi në fushën e ndihmës personale për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdesi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, socializimi i fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara, ndihma për migrantët, refugjatët dhe azilkërkuesit, ndihma për fëmijët e familjeve në rrezik shoqëror dhe fëmijët përfitues të shtesës së posaçme etj.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë reale për zhvillimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta të miratuara nga MPPS-ja, dhe të financuara nga programet evropiane, Kryqi i Kuq Austriak dhe në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.

Ministrja Shahpaska shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e përbashkët edhe në të ardhmen dhe për të përmbushur prioritetet e përbashkëta, ndihmën dhe mbështetjen për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

 

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->