Средба Царовска-Јевтиќ: Во 2018 година да го затвориме прашањето на бегалците од конфликтот во Косово 

Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска и заменикот на премиерот и министер за заедници и враќање на Република Косово Далибор Јевтиќ остварија средба на која се разговараше за планот за враќање на граѓани од Косово кои сѐ уште се на територијата на Република Македонија како последица на воениот конфликт во 1999 година.

 

При тоа, беше изразена желба за конечно затворање на ова прашање во 2018 година и за таа цел се формирани технички групи кои работат на планот за интеграција и враќање на семејствата, за што е добиена поддршка и од УНХЦР и ЕУ.

Во Република Македонија има околу 300 лица косовски државјани. Во изминатиот период 271 лице изразија желба и се вратија во Косово, а во моментов има 284 лица кои се со статус на лица под субсидијарна заштита во РМ и за кои државата се грижи. Сепак останува отворена можноста за одреденброј од овие лица во текот на 2018 година да ги искористат програмите кои им се нудат за доброволно враќање во Косово. Се отвори прашањето за реактивирање на потпишувањето на Меморандум за доброволно враќање, со цел овој документ да гарантира успешност на процесот и негово дефинитивно затворање во 2018 година.

Косовскиот министер Јевтиќ информираше дека за лицата коишто ќе се вратат во Косово се обезбедени одредени средства, како и можност за нивно вработување со цел одржливост на процесот на враќање и нивно реинтегрирање во Косово.

На средбата беше отворено и прашањето за имплементација на Договорот меѓу Република Македонија и Република Косово за потврдување на периодите на осигурување кој се применува од 2013 година, како и за други можности за продлабочување на соработката. 

Takimi Carovska-Jevtiq: Në vitin 2018 të mbyllet çështja e refugjatëve nga konflikti në Kosovë


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe zëvendëskryeministri dhe ministri për Komunitete dhe Kthim i Republikës së Kosovës Dalibor Jevtiq kanë realizuar takim, ku është diskutuar plani për kthimin e qytetarëve nga Kosova të cilët janë ende në territorin e Republikës së Maqedonisë, si pasojë e konfliktit ushtarak në vitin 1999.

Gjatë këtij takimi është shprehur dëshira për të mbyllur përfundimisht këtë çështje në vitin 2018 dhe për këtë qëllim janë formuar grupe teknike që punojnë në planin e integrimit dhe kthimit të familjeve, për të cilin plan ka përkrahje edhe nga UNHCR dhe BE.Në Republikën e Maqedonisë ka rreth 300 persona, qytetarë të Kosovës.

Në të kaluarën 271 me dëshirën e tyre u kthyen  në Kosovë, kurse aktualisht ka 284 persona të cilët kanë statusin e personave nën mbrojtje subsidiare në Republikën e Maqedonisë për të cilët kujdeset shteti.

Megjithatë, mbetet mundësia e hapur për një numër të caktuar të këtyre individëve gjatë vitit 2018 t’i shfrytëzojnë programet që ofrohen për kthim vullnetar në Kosovë. Është hapur edhe çështja për riaktivizimin e nënshkrimit të Memorandumit për kthim vullnetar, me qëllim që ky dokument të garantojë sukses në procesin e mbylljes së saj përfundimtare në vitin 2018.

Ministri kosovar Jevtiq ka informuar se për personat që do të kthehen në Kosovë janë siguruar fonde të caktuara, si dhe mundësi për punësimin e tyre në mënyrë që të mbështetet procesi i kthimit dhe ri-integrimit të tyre në Kosovë.

Në këtë takim, gjithashtu, është hapur çështja e zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për konfirmimin e periudhave të sigurimit, marrëveshje kjo që zbatohet prej vitit 2013, si dhe për mundësitë tjera për thellimin e bashkëpunimit.