Социјална заштита за децата: Вложување во ефикасен систем на социјална заштита за сите сиромашни деца

На конференцијата „Социјална заштита на децата – размена на добри практики“ која завршува денес во Сарајево, донесувачите на одлуки и стручњаците што работат во областа на социјалната заштита од Босна и Херцеговина, Албанија, Србија, Црна Гора, Македонија, Словенија, Грузија и Молдавија ги повикаа владите од регионот да продолжат со натамошни инвестиции и посоодветен систем на социјална заштита на децата. 

Тридневната конференција ја организира УНИЦЕФ Босна и Херцеговина со поддршка од регионалната канцеларија на УНИЦЕФ за Европа и Централна Азија и канцелариите на терен на УНИЦЕФ од земјите учеснички. 

Делегацијата на нашата земја предводена од Мила Царовска, министер за труд и социјална политика и Бенџамин Перкс, претставник на УНИЦЕФ во земјата учествуваше на настанот и сподели искуства во креирање политики кои се потпираат на факти  и осмислување програми за социјална заштита. 

“Борбата против детската сиромаштија е приоритет број еден на Владата. Затоа Минситерството за труд и социјална политика започна со амбициозна и сложена реформа на системот за социјална заштита во земјата за да одговори поефикасно и да ги заштити децата и семејствата со деца од негативните ефекти на сиромаштијата,” рече Мила Царовска, министер за труд и социјална политика во своето обраќање. 

“Особеноста на детската сиромаштија е во тоа што подоцна не можете да ги смените последиците. Физичкиот, емоционалниот и когнитивниот развој од дете во здрав возрасен човек е поткопан од повеќекратните последици од детската сиромаштија. Но, добрата вест е дека можеме да ја смениме детската сиромаштија ако таа ни стане национален приоритет,” рече Бенџамин Перкс, претставник на УНИЦЕФ во земјата. 

Г. Душан Томшиќ, специјален советник во кабинетот на министерот за труд и социјална политика и г-а Сузана Борнарова, професор на Универзитетот „Свети Кирил и Методиј“на конференцијата ги презентираа научените лекции и искуствата со електронската база на податоци на корисниците на социјална помош и грижа и со лиценцирањето на професионалци за социјална помош и нега. 
Учесниците на крајот од конференцијат усвоија Повик за акција кој дополнително ја потврдува посветеноста на земјите во регионот да го подобрат системот на социјална заштита во кој децата заземаат важно место преку обезбедување: Зајакнување на системите и политиките за социјална заштита со помош на планирање, следење и иновации базирани на докази;Социјалните трансфери за семејствата и децата значително да придонесуваат за намалување на детската сиромаштија и лишувања, а во исто време одржливо ја подобруваат нивната благосостојба• Социјалните трансфери да бидат поврзани и да се координираат со други клучни комплементарни интервенции кои ја подобруваат благосостојбата на децата преку сеопфатен системски пристап• Програмите за социјална заштита да ги опфаќаат најсиромашните и најранливите деца• Соодветни фискални ресурси да бидат наменети за социјална заштита

Зајакнувањето на социјалната заштита на децата е од интерес за сите земји во регионот затоа што тоа е најефикасниот начин да се победи сиромаштијата и социјалната исклученост, како и да се овозможи децата да имаат барем минимални услови на живот. Со решавање на проблемот со сиромаштијата и социјалната исклученост на децата, социјалната заштита може да им помогне на децата да ги остварат своите права на опстанок, развој, учење и целосно и правично учество во општеството.

Извор: УНИЦЕФ МК

Mbrojtja sociale e fëmijëve: Investim në sistem efikas të mbrojtjes sociale për të gjithë fëmijët e varfër

Në konferencën “Mbrojtja sociale e fëmijëve - shkëmbimi i praktikave të mira”, e cila përfundon sot në Sarajevë, vendimmarrësit dhe ekspertët që punojnë në fushën e mbrojtjes sociale nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Moldavia u bënë thirrje qeverive në rajon që të vazhdojnë me investime të mëtejshme dhe në një sistem më adekuat të mbrojtjes sociale të fëmijëve.

Konferencën treditore e organizoi UNICEF Bosnja dhe Hercegovina me mbështetjen e Zyrës Rajonale të UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe zyrat në terren të UNICEF nga vendet pjesëmarrëse.

Delegacioni i vendit tonë, i udhëhequr nga Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Benxhamin Perks, përfaqësues i UNICEF-it në vend, mori pjesë në këtë ngjarje dhe ndanë eksperienca në hartimin e politikave që mbështeten në fakte dhe në përpilimin e programeve të mbrojtjes sociale.

“Lufta kundër varfërisë së fëmijëve është prioriteti numër një i Qeverisë. Për këtë arsye Ministria e Punës dhe Politikës Sociale filloi një reformë ambicioze dhe komplekse të sistemit të mbrojtjes sociale në vend për t’iu përgjigjur në mënyrë më efikase dhe t’i mbrojë fëmijët dhe familjet me fëmijë nga efektet negative të varfërisë”, tha Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale në fjalimin e saj.

“Veçori e varfërisë së fëmijëve është ajo se më vonë nuk mund t’i ndryshoni pasojat. Zhvillimi fizik, emocional dhe konjitiv i fëmijës në një të rritur të shëndetshëm është minuar nga pasojat e shumta të varfërisë së fëmijëve. Por, lajm i mirë është se mund të ndryshojmë varfërinë e fëmijëve, nëse kjo për ne bëhet prioritet nacional”, tha Benjamin Perks, përfaqësues i UNICEF-it në vend.

Z. Dushan Tomshiq, këshilltar i posaçëm në kabinetin e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale dhe zonja Suzana Bornarova, profesoreshë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në këtë konferencë i prezantuan përvojat dhe mësimet e nxjerra me bazën elektronike të të dhënave të përfituesve të ndihmës sociale dhe kujdesit dhe me licencimin e profesionistëve për përkujdesje dhe ndihmë sociale.

Pjesëmarrësit në fund të konferencës miratoi Thirrje për veprim - që në mënyrë plotësuese e konfirmon angazhimin e vendeve në rajon për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes sociale në të cilin fëmijët zënë një pozicion të rëndësishëm, duke siguruar: përforcimin e sistemeve dhe politikave të mbrojtjes sociale me ndihmën e planifikimit, monitorimit dhe risive të bazuara në dëshmi; Transferet sociale për familjet dhe fëmijët të kontribuojnë ndjeshëm në zvogëlimin e varfërisë, e në të njëjtën kohë në mënyrë të qëndrueshme të përmirësojnë mirëqenien e tyre • Transferet sociale të jenë të lidhur dhe të koordinohen me intervenimet tjera të rëndësishme komplementare që do të rrisin mirëqenien e fëmijëve përmes qasjes së gjithëpërfshirëse sistematike • Programet e mbrojtjes sociale t’i përfshijnë fëmijët më të varfër dhe më në nevojë • Burime të duhura fiskale të dedikohen për mbrojtje sociale.

Përforcimi i mbrojtjes sociale të fëmijëve është në interes të të gjitha vendeve të rajonit, sepse është mënyra më efikase të mundet varfëria dhe përjashtimi social, si dhe për t’u mundësuar fëmijëve të kenë së paku kushtet minimale të jetesës. Duke e zgjidhur problemin e varfërisë dhe përjashtimit social të fëmijëve, mbrojtja sociale mund t’u ndihmojë fëmijëve t’i realizojnë të drejtat e tyre për mbijetesë, zhvillim, mësim dhe pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë në shoqëri.

Burimi: UNICEF MK