Претставен ревидираниот Оперативен план за активни програми и мерки за вработување и услуги на пазарот на трудот за 2017 година

Министерката  за труд и социјална политика Мила Царовска, директорката на Агенцијата за вработување на Република Македонија, Билјана Јовановска и постојаната претставничка на УНДП, Луиза Винтон на конференција за медиумите информираа за усвоените измени на ревидираниот Оперативен план за активни програми и мерки за вработување и услуги на пазарот на трудот за 2017 година. 

За ревидираниот Оперативен план се обезбеди 16 милиони евра кои имаат една единствена цел отворање на нови работни места и давање подеднаква шанса за сите. Оперативниот план предвидува право на учество на сите невработени лица  без разлика дали се активни или пасивни баратели на работа, како и можност да се аплицира на огласите до периодот на пополнување на предвидената бројка на апликанти. 

Како посебен акцент во ревидираниот Оперативен план се издвојуваат мерките фокусирани на младинската невработеност. Вкупно 140 младински старт-апи ќе бидат поддржани со неповратни средства во висина од 10 илјади евра, а истовремено ќе имаат и поддршка од бизнис ментори кои ќе ги водат низ целиот процес. 

,,Следејќи ги глобалните трендови за намалување на транзицијата „од диплома до вработување“, посебен акцент ставаме на младите невработени лица. За првпат, како никогаш досега, на младите амбициозни луѓе со визија, им се дава шанса и одлична можност за отворање на сопствен бизнис. Планираме отворање на 140 млади старт-апи, кои со доделен неповратен грант од 10.000 евра ќе добијат простор да влезат на пазарот на трудот и да го покажат својот потенцијал”, изјави министерката за труд и социјална политика Мила Царовска. 

До крајот на годината, Оперативниот план за активни програми и мерки за вработување и услуги на пазарот на трудот за 2017 година предвидува поддршка на микро и мали бизниси за креирање на 250 нови работни места за млади до 29 години, како и вклучување на 400 лица корисници на социјални услуги на локално ниво преку мерката Општинско – корисна работа. 

 

Исто така, продолжува поддршката и на лицата со попреченост кои ќе можат да добијат грант од 4,5 илјади евра за отворање на свој бизнис и генерирање на нови 150 работни места.  

Со овој план за прв пат се овозможува граѓанските организации да имаат пристап до мерките за вработување со кои ќе се овозможи вработување на 50 невработени лица и за прв пат се предвидени мерки за поддршка на социјалното претприемништво. 

,,Креирањето на работни места е една од клучните активности на Програмата за развој на Обединетите нации во државата. Со измените во Оперативниот план ќе работиме на новите и проширените мерки кои ќе имаат за цел пред сѐ активирање на младите луѓе, на лицата со попреченост, како и припадниците на ромската заедница, развивање на вештини, наоѓање на работа или пак основање на сопствен бизнис”, истакна постојаната претставничка на УНДП Луиза Винтон. 

Првите нови огласи ќе бидат објавени во текот на следната недела при што целокупниот капацитет на Агенцијата за вработување на Република Макеоднија и 30-те регионални центри се ставаат во служба на исполнување на зацртаните цели. 

,,Три огласи за конкретни мерки ќе бидат активни од следната недела, па се до пополнување на предвидената конечна бројка. Во следниот период интензивно ќе работиме на терен директно со невработените лица и нивно запознавање со можностите за активно вклучување на пазарот на трудот”, информираше директорката на Агенцијата за вработување на Република Македонија Билјана Јовановска.

Со Оперативниот план за активни програми и мерки за вработување и услуги на пазарот на трудот за 2017 година ќе бидат опфатени вкупно 41.562 граѓани.

U prezantua Plani operativ i reviduar për masat dhe programet aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, Biljana Jovanovska dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton, në konferencën për mediumet informuan për ndryshimet e miratuara të Planit operativ të reviduar për masat dhe programet aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017.

Për Planin operativ të reviduar janë siguruar 16 milionë euro – me të vetmin qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe ofrimin e shansit të barabartë për të gjithë. 

Plani operativ parasheh të drejtën e pjesëmarrjes së të gjithë personave të papunë pa marrë parasysh nëse janë kërkues aktiv apo pasiv, si dhe mundësi të aplikohet në shpalljet deri në periudhën e plotësimit të numrit të paraparë të aplikuesve.

Si theks i veçantë i Planit operativ të reviduar veçohen masat që janë të fokusuar në papunësinë te të rinjtë. Gjithsej 140 star-up iniciativa do të përkrahen me mjete të pakthyeshme në shumë prej 10 mijë euro, kurse njëkohësisht do të kenë përkrahjen edhe nga biznes-mentorët, të cilët do t’i udhëheqin gjatë tërë procesit.

“Duke ndjekur trendet globale për reduktimin e tranzicionit “nga diploma deri te punësimi”, theks të veçantë vendosim te të rinjtë që janë të papunë. Për herë të parë, sikurse asnjëherë më parë, të rinjve ambicioz me vizion u jepet shansi dhe mundësi e shkëlqyer për hapjen e biznesit personal. Planifikojmë hapjen e 140 start-up iniciativave, të cilët me grandin në shumë prej 10.000 euro do të fitojnë hapësirë të hyjnë në tregun e punës dhe ta manifestojnë potencialin e tyre”, deklaroi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Deri në fund të vitit, Plani operativ për masat dhe programet aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017 parashikon përkrahjen e bizneseve mikro dhe të vogla për krijimin e 250 vendeve të reja të punës për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare, si dhe inkuadrimin e 400 personave shfrytëzues të shërbimeve sociale në nivel lokal përmes masës ‘Punë komunale e dobishme’.

Po ashtu, vazhdon përkrahja edhe për personat me pengesa, të cilët do të mund të fitojnë grand në shumë prej 4.500 euro për hapjen e biznesit personal dhe gjenerimi i 150 vendeve të reja të punës.

Me këtë plan për herë të parë organizatave të qytetarëve u mundësohet të kenë qasje në masat e punësimit, me të cilat do të mundësohet punësimi i 50 personave të pa punë dhe për herë të parë janë paraparë masa për përkrahjen e sipërmarrësisë sociale.

“Krijimi i vendeve të reja të punës është një ndër aktivitetet kryesore të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në shtet. Me ndryshimet e Planit operativ do të punojmë në masat e reja dhe zgjeruara që kanë për qëllim, para së gjithash, aktivizimin e të rinjve, të personave me pengesa, si dhe pjesëtarëve të bashkësisë rome, zhvillimi i shkathtësive, gjetja e punës dhe themelimi i biznesit personal”, theksoi Luiza Vinton, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së.

Shpalljet e para të reja do të publikohet gjatë javës së ardhshme, ku gjatë kësaj i tërë kapaciteti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë dhe 30 qendrat rajonale vendosen në shërbim të përmbushjes së synimeve të parashikuara. 

“Tri shpallje për masat konkrete do të jenë aktive nga java e ardhshme e deri në plotësimin e numrit përfundimtar të paraparë. Në periudhën ne vijim do të punojmë intensivisht në terren drejtpërdrejt me personat e papunë dhe njohja e tyre për mundësitë për inkuadrim aktiv në tregun e punës”, informoi Biljana Jovanovska, drejtoresha e Agjencisë së Punësimit. 

Me Planin operativ për masat dhe programet aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017 do të përfshihen gjithsej 41.562 qytetarë.