Пред претставниците на Стопанската комора на Македонија презентирани мoжностите за поддршка за отворање на работни места

Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска, постојаната претставничка на Програмата за развој на Обединетите нации, Луиза Винтон, директорката на Агенцијата за вработување на Република Македонија, Билјана Јовановска и оперативната директорка на Организација на комората Елена Милевска Штрбевска, се обратија на информативната средба со членките од стопанската комора.

Средбата беше со цел презентирање на можностите за финансиска поддршка за отворање на нови работни места преку мерките и програмите за бизнис секторот,  а во рамките на Оперативниот план на активни програми и мерки за вработување и услуги на пазарот на трудот за 2017 година.

Пред претставници на бизнис секторот, беа пред сѐ презентитани мерките кои се во насока на давање поддршка на растот на микро, мали и средни претпријатија за создавање на нови работни места, како и мерките за финансиска и советодавна поддршка за овие претпријатија.

Претставниците на бизнис секторот се запознаа со конкретните услови за користење на мерките ,,Поддршка за раст на микро, мали и средни претпријатија за отворање на нови работни места за млади лица до 29 гоидини” и ,,Финансиска и советодавна поддршка за раст на микро, мали и средни претпријатија (ММПС) и социјални прептријатија”.

,,Мерките се однесуваат на унапредување на можностите за работа во овие мали и средни претпријатија и купување опрема, како и поддршка за вработување млади лица до 29 години.

Многу е важно овие мерки да бидат промовирани директно пред стопанствениците зашто само така можеме да оствариме комуникација и да видиме дали тие имаат одредени задршки за да аплицираат за нив”, рече министерката за труд и социјална политика Мила Царовска.

Постојаната претставничка на Програмата за развој на Обединетите нации, Луиза Винтон смета дека оваа средба е важна за да се разменат мислења.

 ,,Оваа средба е важна за да се разменат мислења за тоа како да се надмине предизвикот со недостиг на квалификувана сила која бизнис секторот не може да ја обезбеди за да ја изврши својата работа, во услови на висока невработеност во земјата”, изјави Винтон.

Царовска и Винтон очекуваат ставовите и мислењата на стопанствениците да помогнат да се ажурираат мерките со кои ќе се третира невработеноста во 2018 година, како и во креирањето на новиот Оперативен план за вработување за 2018 година.

Оперативната директорка на Организација на комората Елена Милевска Штрбевска рече дека мерките ќе бидат поттик за команиите за поголем број вработувања.Директорката на Агенцијата за вработување на Република Македонија, Билјана Јовановска информираше дека во моментов во Македонија има околу 100 илјади активни, и 90 илјади пасивни баратели на работа, но и дека пасивните баратели се намалуваат стимулирани со мерките од Оперативниот план. Оперативниот план за мерки за вработување за годинава е 17 милиони евра, плус дополнителни 2,2 милиони евра обезбедени со ребалансот на Буџетот.

Para përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë u prezantuan mundësitë për mbështetje për hapjen e vendeve të punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, përfaqësuesja e përhershme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, Louiza Vinton, drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, Biljana Jovanovska dhe drejtoresha operative e Organizatës së Odës Ekonomike, Elena Milevska Shtërbevska u drejtuan në takimin informativ me anëtarët e Odës Ekonomike.

Takimi kishte për qëllim prezantimin e mundësive për përkrahje financiare për hapjen e vendeve të reja të punës përmes masave dhe programeve për sektorin e biznesit, që është në kuadër të Planit operativ për masat dhe programet aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017.Para përfaqësuesve të sektorit të biznesit u prezantuan masat që synonin dhënien e mbështetjes për rritjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe masat për mbështetje financiare dhe këshillimore për këto ndërmarrje.

Përfaqësuesit e sektorit të biznesit u njoftuan me kushtet specifike për shfrytëzimin e masave “Mbështetje për rritjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për të hapjen e vendeve të reja pune për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare” dhe “Mbështetje financiare dhe këshilluese për rritjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrjet sociale”.

“Masat kanë të bëjnë me avancimin e mundësive për punë në këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe blerjen e pajisjes, si dhe mbështetje për punësimin e të rinjve deri në 29 vjet. 

Është e rëndësishme që këto masa të promovohen direkt te sipërmarrësit, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të komunikojmë dhe të shohim nëse ata kanë rezerva të caktuara për të aplikuar për to”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Përfaqësuesja e Përhershme e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Louiza Vinton, ka konsideruar se ky takim është i rëndësishëm për shkëmbimin e mendimeve.“Ky takim është i rëndësishëm që të shkëmbehen mendimet rreth asaj se si të tejkalohet sfida me mungesën e fuqisë së kualifikuar – që biznesi nuk mund ta sigurojë për të kryer punën e vet, në kushte te papunësisë së lartë në vend”, deklaroi përfaqësuesja Luiza Vitnon.

Carovska dhe Vinton presin që pikëpamjet dhe mendimet e biznesmenëve të ndihmojnë që të azhurnohen masat ku do të trajtohet papunësia në vitin 2018, si dhe në krijimin e Planit të ri operativ për punësim për vitin 2018.

Drejtoresha operative e Organizatës së Odës Elena Milevska Shtërbevska tha se masat do të jenë nxitje për kompanitë për numër më të madh të punësimeve. Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, Biljana Jovanovska informoi se aktualisht Maqedonia ka rreth 100 mijë punëkërkues aktiv dhe 90 mijë pasiv, por se edhe punëkërkuesit pasiv reduktohen të stimuluar me masat e Planit Operativ. Plani operativ për masat e punësimit për këtë vit është 17 milion euro, plus një shtesë prej 2.2 milionë euro të siguruara me rishikimin e buxhetit.