Потпишана годишната Програма за вработување 2018​ меѓу МТСП, АВРМ и УНДП

Претседателот на Владата на Република Македонија Зоран Заев денеска имаше свое обраќање на свечениот настан на кој Министерството за труд и социјална политика, Агенцијата за вработување и долгогодишниот партнер на Република Македонија  УНДП (Програмата за развој на ОН), ја потпишаа Годишната програма за вработување.

Премиерот Заев истакна дека Владата на Република Македонија и Министерството за труд и социјална политика веќе го спроведуваат новиот Оперативен план за 2018, со комбинирање на мерки и услуги, чија основна цел е да се поврзат капацитетите на невработените, со профилите кои се бараат од страна на бизнисот.

„Поддршката и помошта што ни доаѓаат од УНДП се многу значајни за Македонија и нашите граѓани. Оваа година УНДП ќе го поддржи спроведувањето на три мерки од Оперативниот план на активни мерки за вработување кои ќе имаат за цел да го помогнат претприемништвото, воспоставувањето на локални партнерства и новиот модел на обуки за занимања и вештини кои ја зголемуваат вработливоста и создавањето на квалитетни работни места.

Овие мерки се исклучително важни. Социјалната и економската инклузија мора да се одвива паралелно со реализација на приоритетите на Владата за економски раст и развој, со креирање на нови работни места и со зголемување на конкурентноста на пазарот на труд“, порача премиерот Заев во своето обраќање.

Постојаната претставничка на УНДП во Република Македонија, Луиза Винтон на промоцијата на оваа програма за вработувања потврди дека продолжува поддршката партнерскиот однос на УНДП и на Владата на РМ во креирање на работни места во приватниот сектор преку промоција на претприемништвото и развој на вештини според потребите на пазарот на трудот.

„Нашите напори во овој сегмент изминатата декада резултираа со отворање на околу 10.000 нови работни места. Благодарение на подготвеноста на актуелната Влада да адресира повеќе ресурси во борбата против невработеноста и да го отвори пазарот на трудот, за оваа 2018 година поставивме уште по амбициозни цели“,  истакна Постојаната претставничка на УНДП, Луиза Винтон.

Министерката за труд и социјална политика, Мила Царовска во своето обраќање зборуваше подетално за мерките и новитетите што Оперативниот план на активни мерки за вработување ги обезбедува.

„Тоа што е различно од претходните оперативни планови и што дава подобар ефект е тоа што мерките се прилагодени на потребите на работодавачите, на потребите и квалификациите на младите и ранливите групи и има можност за поврзување на мерките, што досега не беше случај. Значи имате можност да поминете обука, преквалификација или доквалификација и веднаш потоа да користите друга мерка што значи директно вработување. Дадовме можност мерките да ги користат и социјални претпријатија, но и граѓанските организации, бидејќи знаеме дека голем број млади луѓе се неформално вработени во овие организации и сега имаме можност за нивна формализација. И ниту една од овие мерки не значи ослободување од придонеси за здравствено и социјално осигурување, затоа што ние сме одговорна Влада, која што се грижи за иднината на фондовите и за идните генерации“ потенцираше министерката за труд и социјална политика, Мила Царовска.

Директорката на Агенцијата за вработување, Билјана Јовановска информираше за степенот на реализација на мерките од Оперативниот План за вработување и информираше дека забележителен е голем интерес за мерките и додаде дека во соработка со Владата на Република Македонија, доколку има потреба, ќе се обезбедат и дополнителни средства за да се зголеми опфатот на невработени лица.

„Најголем интерес е пројавен за мерката за субвенционирање на плати, каде веќе се поднесени апликации од 900 работодавачи за вработување на 1158 лица, а од страна на невработените лица се поднесени 965 апликации за учество“, соопшти директорката Јовановска.

По обраќањата, министерката за труд и социјална политика, Мила Царовска, Постојаната претставничка на УНДП, Лиуза Винтон и директорката на Агенцијата за вработување ја потпишаа годишната програма за вработување и изразија силни уверувања за нејзина успешна реализација.

 

U nënshkrua Programi Vjetor i Punësimit 2018 midis MPPS, APRM dhe UNDP


Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot ka mbajtur fjalim në evenimentin zyrtar në të cilin Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit dhe partneri afatgjatë i Republikës së Maqedonisë UNDP (Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara) nënshkruan Programin vjetor për punësim. 

Gjatë kësaj ngjarjeje kryeministri Zaev theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë zbatojnë Planin e ri Operativ 2018, duke kombinuar masat dhe shërbimet - qëllimi kryesor i të cilave është të lidhen kapacitetet e të papunëve me profilet e kërkuara nga biznesi.

“Mbështetja dhe ndihma që vijnë nga UNDP janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë dhe qytetarët tanë. Këtë vit, UNDP do të mbështesë zbatimin e tre masave nga Plani Operativ i masave aktive të punësimit që do të synojnë të mbështesin sipërmarrjen, krijimin e partneriteteve lokale dhe modelin e ri të trajnimeve për profesione dhe shkathtësitë të cilat e rrisin punësimin dhe krijimin e vendeve cilësore të punës. Këto masa janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Përfshirja sociale dhe ekonomike duhet të kryhet paralelisht me realizimin e prioriteteve të Qeverisë për rritjen dhe zhvillimin ekonomik, me krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e konkurrencës në tregun e punës”, ka theksuar kryeministri Zaev në fjalimin e tij.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Republikën e Maqedonisë, Louisa Vinton, në promovimin e këtij programi të punësimit ka konfirmuar se vazhdon përkrahja e partneritetit midis UNDP dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin privat, duke promovuar sipërmarrjen dhe zhvillimin e shkathtësive sipas nevojave të tregut e punës.

“Përpjekjet tona në këtë segment gjatë dekadës së fundit kanë rezultuar në hapjen e rreth 10,000 vendeve të reja të punës. Falë gatishmërisë së Qeverisë aktuale për të adresuar më shumë burime në luftën kundër papunësinë dhe për të hapur tregun e punës, këtë vit, pra në 2018, ne kemi vendosur qëllime edhe më ambicioze”, ka theksuar përfaqësuesja e përhershme e UNDP, Louisa Vinton.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në fjalimin e saj ka diskutuar më hollësisht për masat dhe risitë që siguron Plani Operativ për masat aktive të punësimit.

“Ajo që dallon nga planet e mëparshme operative dhe që jep efekt më të mirë është që masat janë përshtatur për nevojat e punëdhënësve, për nevojat dhe kualifikimin e të rinjve dhe grupeve në nevojë dhe ka mundësi për të lidhur me masat, që deri tani nuk ishte. Kështu që ju keni mundësinë të kaloni nëpër trajnime, rikualifikim ose kualifikim të mëtejshëm dhe menjëherë pas kësaj të shfrytëzoni masë tjetër që do të thotë punësim i drejtpërdrejtë. Ne ofruam mundësi që masat t’i shfrytëzojnë edhe ndërmarrjet sociale, si dhe organizatat e shoqërisë civile, sepse e dimë se një numër shumë i madh i të rinjve janë të punësuar në mënyrë joformale në këto organizata dhe tani kemi mundësi t'i formalizojmë ato. Dhe, asnjë nga këto masa nuk do të thotë lirim nga kontributet për sigurimet shëndetësore dhe sociale, sepse ne jemi Qeveria përgjegjëse e cila kujdeset për të ardhmen e fondeve dhe për gjeneratat e ardhshme”, ka potencuar Milla Carovska, ministre e  Punës dhe Politikës Sociale.

Drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, informoi për nivelin e realizimit të masave nga Plani Operativ për Punësimin dhe informoi se është vërejtur interes më i madh për masat, duke shtuar se në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, nëse është e nevojshme, do të sigurohen mjete shtesë që të rritet përfshirja e personave të papunë.

"Interesi më i madh është paraqitur për masën për subvencionimin e pagave, ku tani më janë parashtruar 900 aplikime nga punëdhënësit për punësimin e 1.158 personave, ndërsa të papunët kanë parashtruar 965 aplikime për pjesëmarrje", ka kumtuar drejtoresha Jovanovska.

Pas këtyre paraqitjeve, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, Përfaqësuesja e Përhershme  e UNDP-së, Liuza Vinton dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësim nënshkruan Programin Vjetor të Punësimit dhe shprehën bindje të forta për zbatimin e tij të suksesshëm.