Потпишан Проектниот документ за обнова на градинката “8 Април” во Општина Шуто Оризари

Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска, постојаниот претставник за развој на Обединети нации Луиза Винтон и амбасадорот на Кралството Норвешка Арне Санс Бјорнштат го потпишаа Проектниот документ за обнова на градинка “8 Април” во Општина Шуто Оризари.

Финансиските средства за клучните инфраструктурни интервенции во висина од 700.000 долари се целосно обезбедни од Министеството за надворешни работи на Норвешка. Проектот ќе биде реализиран за 18 месеци од Програмата за развој на ОН (УНДП) присутна во земјата.

“Благодарение на Кралството Норвешка и УНДП децата од Шуто Оризари ќе имаат можност да го продолжат своето предучилишно образование во модерна, и обновена зграда со зголемен капацитет за згрижување на деца од 9 месеци до 5 години. Ние како Влада се обврзавме да ја поддржиме иницијативата и целиот процес бидејќи сме свесни дека инклузијата на децата започнува од најмала возраст”, изјави министерката за труд и социјална политика Мила Царовска.

Постојаниот претставник на УНДП во земјава Луиза Винтон рече дека стариот објект на опожарената градинка ќе добие нов современ лик, прилагоден да згрижува и деца со попреченост.

„УНДП веќе неколку години активно работи на неколку полиња за поуспешна инклузија на Ромите во општеството. Проектот подразбира обезбедување на побезбедна и потопла средина за децата, а сето тоа ќе придонесе и за поквалитетен живот во општината, а изградбата ќе ги следи и препораките за обезбедување на енергетска ефикасност и лесно одржување на просторот”,  потенцираше постојаниот претставник на УНДП во земјава Луиза Винтон.

Амбасадорот на Кралството Норвешка Арне Санс Бјорнштат рече дека се многу среќни што неговата држава може да помогне на Република Македонија во еден многу чувствителен период.

“Кралството Норвешка посветува големо внимание и поддршка на ранливите категории на граѓани. Ромите, не само тука туку и во цела Европа, се една од најранливите групи. Среќни сме што изградбата, со поддршка на УНДП, на новата градинка е добар начин за подобра интеграција”, изјави амбасадорот на Кралството Норвешка Арне Санс Бјорнштат

Новиот објект директно ќе помогне на повеќе од 200 семејства, претежно од ромска националност, чии што деца од 2 до 5 години се вклучени во предшколскиот систем.

Истовремено, новиот простор подразбира и зголемување на капацитетот за згрижување на уште 50 деца, како и отворање и на јасли групи кои досега не постоеја во општината.

 

U nënshkrua dokumenti projektues për  rindërtimin e Kopshtit “8 Prilli” në Komunën Shuto Orizare

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, Përfaqësuesja e Përhershme për Zhvillim, Luiza Vinton dhe ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze Arne Sans Bjornshtat nënshkruan dokumentin projektues për rindërtimin e kopshtit “8 Prilli” në komunën Shuto Orizare.

Mjetet financiare për intervenimet kryesore infrastrukturore në lartësi prej 700.000 dollarëve tërësisht janë siguruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. Projekti do të realizohet për 18 muaj nga Programi për Zhvillim i KB-ve (UNDP), që është i pranishëm në vendin tonë.

“Falë Mbretërisë Norvegjeze dhe UNDP-së fëmijët e Shuto Orizares do të kenë mundësi ta vazhdojnë arsimin e tyre parashkollor në ndërtesë moderne të rindërtuar, me kapacitet të shtuar për përkujdesjen e fëmijëve të moshës prej 9 muaj deri 5 vjet. Ne si Qeveri u zotuam se do të përkrahim iniciativën dhe tërë procesin, sepse jemi të vetëdijshëm se inkluzioni i fëmijëve fillon që nga mosha më e vogël”, deklaroi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Poltikës Sociale.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP në vend, Luiza Vinton, theksoi se objekti i vjetër i kopshtit të djegur do të marrë pamje të re, i përshtatur për të përkujdesur edhe fëmijë me pengesa.

“UNDP-ja tanimë disa vite aktivisht punon në disa sfera për përfshirje më të suksesshme të romëve në shoqëri. Projekti nënkupton sigurimin e mjedisit më të sigurt dhe më të ngrohtë për fëmijët, kurse e gjithë kjo do të kontribuojë edhe për jetë më kualitative në shoqëri, kurse ndërtimi do t’i ndjekë edhe rekomandimet për sigurimin e efikasitetit energjetik dhe mirëmbajtjes së lehtë të hapësirës, potencoi përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend, Luiza Vinton.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sans Bjornshtat, theksoi se janë shumë të lumtur që shteti i tij mund t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë në një periudhë të ndjeshme.

“Mbretëria norvegjeze u kushton vëmendje të madhe kategorive të ndjeshme të qytetarëve, Romët, jo vetëm këtu por edhe në tërë Evropën, janë një ndër grupet më të ndjeshme. Jemi të lumtur që ndërtimi, me përkrahjen e UNDP, i kopshtit të ri është mënyrë e mirë për integrim më të mirë”, deklaroi ambasadori norvegjez, Arne Sans Bjornshtat.

Objekti i ri drejtpërdrejt do t’u ndihmojë 200 familjeve, kryesisht të nacionalitetit rom, fëmijët e të cilave (të moshës prej 2-5 vjet) janë përfshirë në sistemin parashkollor.

Njëkohësisht, hapësira e re nënkupton edhe rritjen e kapacitetit për përfshirjen edhe të 50 fëmijëve, si dhe hapja e grupeve për foshnje, të cilat deri më tani nuk kanë ekzistuar në komunë.