МТСП: Згрижувачките семејства добија 30 отсто повисок надоместок, го унапредуваме квалитетот на грижа за секое дете 

Министерството за труд и социјална политика продолжува со активности за подобрување на положбата на децата без родители и родителска грижа и унапредување на квалитетот на заштитата во згрижувачките семејства, како облик кој е најблизок до семејниот, согласно стратешката определба дека на секое дете му е потребно семејство.

Со Одлуката за утврдување на цените на социјалните услуги за вонсемејна заштита за 2020 година, месечниот надоместок што го добива згрижувачко семејство за сместено дете се зголемува за 30 отсто, почнувајќи со јануарскиот надоместок, што е исплатен во февруари. Со новиот Закон за социјална заштита се воведе и роднинското згрижување како можност.

Со новата одлука месечниот надоместок за згрижување дете без родители и родителска грижа изнесува 13.847 месечно, за разлика од претходно кога надоместокот беше 8.688 денари месечно. Надоместокот за згрижување на дете или лице со попреченост изнесува 16.219 денари месечно за лице со попреченост, за разлика од претходно кога надоместокот изнесуваше 11.361 денари. Ова право од социјална заштита го остваруваат 224 згрижувачки семејства.

„Но, на згрижувачкото семејство му е потребен и друг вид поддршка. Подготовката и изборот на згрижувачки семејства ја врши надлежниот центар за социјална работа. По изборот, згрижувачките семејства учествуваат во обуката и добиваат психолошка поддршка. Се прави проценка за секое згрижувачко семејство одделно за точно да се утврди каков вид поддршка му е потребна.  Целта на оваа проценка е да се обезбедат сите услови за згрижувачкото семејство да се грижи за лицето на најдобар можен начин. Центарот за социјална работа развива индивидуален план за да му помогне на згрижувачкото семејство да ги реши проблемите како што се постигнување подобри оценки во училиштето, менување на однесувањето и стекнување животни вештини, како и управување со  пари, време или простор за живеење“, објаснуваат од МТСП.

Со процесот на деинституционализација Министерството за труд и социјална политика една година порано од планираното успеа да ги извади сите деца од институциите за долгорочно сместување. Досега низ целата држава се отворени вкупно 22 групни домови во коишто живеат стотина деца во атмосфера налик на семејната. Министерството за труд и социјална политика продолжува посветено да се грижи за секое дете и да ја јакне јавната свест за потребата, значењето и користа од процесот на деинституционализацијата. Истовремено, продолжува преселбата на возрасните корисници од институциите во државата. ​

MPPS: Familjet përkujdesëse kanë marrë 30 për qind kompensim më të lartë, jemi duke e avancuar cilësinë e përkujdesjes për secilin fëmijë 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon me aktivitetet për përmirësimin e pozitës së fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindërore dhe avancimin e cilësisë së mbrojtjes në familjet përkujdesëse, si formë që është më e përafërt më formën familjare, në përputhje me përcaktimin strategjik se secilit fëmijë i nevojitet familje. 

Me Vendimin për përcaktimin e kostove të shërbimeve sociale për mbrojtje jashtëfamiljare për vitin 2020, kompensimi mujor që e merr familja përkujdesëse për një fëmijë të vendosur rritet për 30 për qind, duke filluar me kompensimin e janarit, që është paguar në shkurt. Me Ligjin e ri për mbrojtje sociale u vendos edhe përkujdesja nga të afërm si kompensim.   

Me vendimin e ri kompensimi mujor për përkujdesje të fëmijës pa prindër dhe përkujdesje prindërore arrin 13.847 denarë në muaj, për dallim nga periudha e kaluar kur kompensimi ishte 8.688 denarë në muaj. Kompensimi për përkujdesjen e fëmijës ose të personit me aftësi të kufizuara arrin 16.219 denarë në muaj për person me aftësi të kufizuara, për dallim nga periudha paraprake kur kompensimi arrinte 11.361 denarë. Këtë të drejtë nga mbrojtja sociale e realizojnë 224 familje përkujdesëse. 

“Por, një familje përkujdesëse i nevojitet edhe lloj tjetër i mbështetjes. Përgatitjen dhe përzgjedhjen e familjes përkujdesëse e kryen qendra kompetente për punë sociale. Pas përzgjedhjes, familjet përkujdesëse marrin pjesë në trajnim dhe marrin mbështetje psikologjike. Bëhet vlerësimi i secilës familje përkujdesëse veçmas për t’u përcaktuar qartë lloji i mbështetjes që i nevojitet. Qëllimi i këtij vlerësimi është të sigurohen të gjitha kushtet për familjet përkujdesëse të kujdeset për personin në mënyrë më të mirë të mundshme. Qendra për punë sociale zhvillon plan individual për t’i ndihmuar familjes përkujdesëse për t’i zgjedhur problemet, siç janë: arritja e notave më të mira në shkollë, ndryshimi i sjelljes dhe përvetësimi i shkathtësive jetësore, si dhe menaxhim me të holla, kohë dhe hapësirë për të jetuar”, sqarojnë nga MPPS-ja.  

Në procesin e deinstitucionalizimit Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, një vit më herët nga planifikimi, ia arriti t’i nxjerrë të gjithë fëmijët nga institucionet për vendosje afatgjate. Deri më tani në tërë shtetin janë hapur gjithsej 22 shtëpi në grup në të cilat jetojnë qindra fëmijë në atmosferë që i ngjanë atmosferës familjare. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon më përkushtim të kujdeset për secilin fëmijëve dhe të ngritë vetëdijen për nevojën, rëndësinë dhe përfitimin nga procesi i de-institucionalizimit. Njëkohësisht, vazhdon sistemimi i shfrytëzuesve të rritur nga institucionet në shtet.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->