МТСП: Во првите три месеци од пилот програмата „Младинска гаранција“ врабoтени 419 лица

Пилот програмата „Младинска гаранција“ дава одлични резултати во првите три месеци од нејзината реализација. Податоците покажуваат дека за овој период во Скопје, Струмица и Гостивар се вработиле 419 лица, 196 почнале да посетуваат обука, а 160 почнале пракса во некоја компанија. 

Интересот за младинската гаранција е голем, досега вкупно 1532 лица се вклучиле во програмите. Овие резултатие ги надминуваат очекувањата и повеќе од сигурно е дека по завршување на пилот фазата програмата ќе влезе во целосна имплементација.

Младинска гаранција е програма на Владата на Република Македонија со кој се зголемува опфатот и вклучување на младите невработени лица на пазарот на трудот. Целта на оваа мерка, за која до крајот на годината се предвидени 8,8 милиони евра, е младите да останат во државата и да работат тука.

Гаранцијата за млади е отворена за сите млади лица на возраст до 29 години кои се невработени, веќе го завршиле своето образование и не се пријавени во АВРМ. Пријавените добиваат квалитетната понуда за вработување, натамошно образование, стажирање или практикантство. Сите овие се клучни за успешното интегрирање на младите во пазарот на трудот и намалување на одливот на образован кадар од земјата.

Гаранција за млади е активна мерка за вработување на млади лица која  се спроведува во државите од Европската Унија од 2012 година. Република Македонија е единствената земја во регионот, која не е членка на Европската Унија, а започнува со воведување на „Гаранција за млади“, како мерка за зголемување на вработливоста на младите луѓе.

Со оваа програма Владата ги следи европските младински политики и ги отвора можностите за младите во Македонија.

MPPS: Në tre muajt e parë të Programit pilot “Garancia e të Rinjve”, janë punësuar 419 persona

Programi pilot “Garancia për të Rinjtë” jep rezultate të shkëlqyera në tre muajt e parë të realizimit të tij. Të dhënat tregojnë se për këtë periudhë në Shkup, Strumicë dhe Gostivar janë të punësuar 419 persona, 196 persona kanë filluar të marrin pjesë në trajnime, kurse 160 të tjerë kanë filluar praktikë në ndonjë kompani.

Interesi për Garancinë e të rinjve është i lartë, ku deri më tani gjithsej 1532 persona janë përfshirë me programet në fjalë. Këto rezultate tejkalojnë pritjet dhe është më se e sigurt se pas përfundimit të fazës pilot, ky program do të zbatohet plotësisht.

Garancia e të rinjve është program i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me të cilin rritet përfshirja e të rinjve të papunësuar në tregun e punës. Qëllimi i kësaj mase, për të cilën 8.8 milionë euro janë parashikuar deri në fund të vitit, është që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të punojnë këtu.

Garancia e të rinjve është e hapur për të gjithë të rinjtë e moshës deri 29 vjeç që janë të papunë, e që e kanë përfunduar arsimin e tyre dhe nuk janë regjistruar në APRM. Të paraqiturit marrin ofertë pune cilësore për punësim, arsimim të mëtejshëm dhe praktikë. Të gjitha këto janë vendimtare për integrimin e suksesshëm të të rinjve në tregun e punës dhe në zvogëlimin e largimit të kuadrit të arsimuar nga vendi.

Garancia e të rinjve është masë aktive për punësimin e të rinjve, që zbatohet në vendet e Bashkimit Evropian që nga viti 2012. Republika e Maqedonisë është i vetmi vend në rajon që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe që ka filluar me këtë program si masë për të rritur punësimin e të rinjve.

Me këtë program, Qeveria i ndjek politikat evropiane të të rinjve dhe hap mundësi për të rinjtë në Maqedoni.