МТСП: Владата го усвои Оперативниот план за 2019 година, за врабортување и отворање нови бизниси на располагање рекордни 1,1 милијарда денари

На денешната владина седница се усвои новиот Оперативен план за варботување за 2019 година, за кој издвоивме рекордни 1,1 милијарда денари што е највисок износ досега и е за речиси три пати поголем од 2014 година, кога за истата намена беа исплатени 406 милилони денари. Мерките се фокусираат на доквалификација, вработување на најранливите категории, поддршка за стартапите и иновативните бизнис идеи. Во процесот на креирање на овие мерки за првпат се вклучени сите чинители.

Врвен приоритет на МТСП и на Владата е обезбедување нови работни места. За Оперативниот план за вработување 2019 година издвојуваме рекордни 1,1 милијарда денари и се фокусираме на преквалификација и доедукација. Во 2019 да дадеме шанса за сите оние кои имаат образование, а се без работа, да ги прилагодиме на фактичката состојба и да ги активираме на пазарот на трудот.

Новите работни места ги планиравме заедно со работодавците, односно за првпат мерките ги работевме во соработка со сите чинители и според реалните потребите во државата и на локално ниво.

Со Оперативниот план за 2019 година посебен акцент се става на младите невработени лица до 29 години како и на корисниците на гарантирана минимална помош.Оваа година Оперативниот план ги опфаќа и физичките лица, нуди силна поддршка за самовработување, но и за отворање нови работни места, раст на платите, како и поддршка за вработување на лица со попреченост. Со ОП 2019, меѓу другото, овозможуваме обуки за побарувани занимања и занаети, за дигитални вештини, како и обуки за дигитални вештини. Исто така, се продолжуваат програмите „Практиканство“,„Општинско-корисна работа“ и „Јавни работи“.

Оперативниот план за вработување за 2018 година имаше високи 95% реализација.Со него за првпат ја воведовме „Гаранцијата за млади“, преку која се се вработија 1.839 лица. Преку учество во програмата Самовработување, сопствен бизнис отворија 1.191 лица, а една од најбараните беше програмата „Практиканство“, во која се вклучија 1.263 невработени лица до 34 годишна возраст.

Носител на Оперативниот план е Министерството за труд и социјална политика, а неговата имплементација е во надлежност на Агенцијата за вработување на Република Македонија, во партнерство со други одговорни институции.

MPPS: Qeveria miratoi Planin Operativ për vitin 2019, ndërsa për punësim dhe hapjen e bizneseve të reja në dispozicion kemi 1.1 miliardë denarë

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar Plani i ri Operativ për punësim për vitin 2019, për të cilin kemi ndarë shumë rekorde prej 1.1 miliardë denarë – që është shuma më e madhe e ndarë deri më tani dhe është gati trefishi i mjeteve të ndara në vitin 2014, ku për këtë qëllim ishin ndarë 406 milionë denarë. Këto masa fokusohen në rikualifikim, punësim të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve, përkrahje të bizneseve start-up dhe biznes ideve inovative. Në procesin e krijimit të këtyre masave për herë të parë janë inkuadruar të gjitha palët.

Prioritet kryesor i MPPS-së dhe Qeverisë është sigurimi i vendeve të reja të punës. Për Planin Operativ për Punësim 2019 kemi ndarë shumë rekorde prej 1.1 miliardë denarë dhe fokusohemi në rikualifikim dhe riedukim. Në vitin 2019 të ofrojmë mundësinë, për të gjithë ata që kanë kryer arsimin e që janë të papunë, t’i përshtatim me gjendjen faktike dhe t’i aktivizojmë në tregun e punës.

Vendet e lira të punës i kemi planifikuar së bashku me punëdhënësit, respektivisht për herë të parë masat i kemi përpiluar në bashkëpunim me të gjithë aktorët dhe sipas nevojave reale të shtetit dhe në nivel lokal.

Me Planin Operativ për vitin 2019 theks i veçantë vendosen te të rinjtë e papunë të moshës deri 29 vjet, si dhe përfituesve të ndihmës minimale të garantuar. Këtë vit Plani Operativ i përfshin edhe personat fizikë, ku ofron përkrahje të fuqishme për vetëpunësim, por edhe për hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e pagave si dhe përkrahje për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Me këtë Plan, ndër të tjera, mundësojmë trajnime për  profesionet dhe zanatet e kërkuara, për shkathtësi digjitale, si dhe trajnime për shkathtësi digjitale. Po ashtu, vazhdojnë programet “Praktika”, “Punë e dobishme komunale” dhe “Punë publike”.

Plani Operativ për Punësim për vitin 2018 kishte realizim të lartë prej 95%. Me këtë, për herë të parë, vendosëm “Garancinë për të Rinjtë”, përmes së cilës janë punësuar 1.191 persona, kurse njëri ndër programet me të kërkuara ishte “Praktika”, në të cilin u përfshinë 1.263 të papunë deri në moshën 34 vjeçare.

Bartëse e Planit Operativ është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa implementimi i këtij Plani është në kompetencë të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, në partneritet me institucione tjera përgjegjëse.