МТСП: Тече пријавувањето за новата поддршка за раст на плати во повисок износ од минималната плата

Министерството за труд и социјална политика ги известува работодавачите од трудоинтензивните дејности дека е во тек пријавувањето за новата поддршка за раст на плати. Фирмите кои сакаат да ја искористат финансиската поддршка за раст на плати, ги информираме дека може да аплицираат во Управата за јавни приходи, преку системот за Месечната пресметка за интегрирана наплата (МПИН). Поддршката позитивно ќе влијае на растот на животниот стандард на работниците и продуктивноста на компаниите.

Обезбедувањето на повисоки плати за работниците е овозмено со последните измени и дополнувања на Законот за минимална плата (објавени во “Сл. весник на РМ” бр. 140/18),  каде се утврдени и условите кои треба да ги исполни работодавачот за да ја добие финансиската поддршка. Поддршката изнесува 30% од разликата помеѓу бруто платата на работникот во тековниот месец и просечната бруто плата на работникот исплатна во последните три месеци лани,  а најмногу до 1.200 денари по работник месечно. 

Еден од предвидените услови е фирмата која аплицира за поддршката претходната година да имала трошоци за работење (плати, надоместоци, даноци за плата и надоместоците и придонеси од задолжително социјално осигурување), во износ повисок од 50% од вкупните расходи, а бруто исплатената плата  на работникот во месеците октомври, ноември и декември 2017 година, да изнесува до 26. 250 денари.  

Проверката на исполнетоста на условите за добивање на финансиска поддршка ја прави Управата за јавни приходи, а исплатата на средствата, Министерството за труд и социјална политика.

MPPS: Vijon paraqitja për përkrahjen e re për rritjen e pagave në shumë më të madhe nga paga minimale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i informon punëdhënësit e veprimtarive intensive se në rrjedhë e sipër është paraqitja për përkrahjen e re për rritjen e pagave. Firmat të cilat dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë përkrahje financiare për rritjen e pagave i informojmë se mund të aplikojnë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, përmes sistemit të përllogaritjes mujore për pagesë të integruar (PMPI). Kjo përkrahje do të ndikojë pozitivisht në rritjen e standardit jetësor të punëtorëve dhe produktivitetin e kompanive.

Sigurimi i pagave më të lartë për punëtorët është mundësuar me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit për pagë minimale (i publikuar në Gazetën Zyrtare të RM-së, nr. 140/18), ku janë përcaktuar edhe kushtet që duhet t’i plotësojë punëdhënësi për të fituar përkrahjen financiare. Kjo përkrahje arrin 30% nga dallimi midis pagës bruto të punëtorit në muajin aktual dhe pagës bruto mesatare të punëtorit që është paguar në tre muajt e fundit, e më së shumti deri 1.200 denarë për punëtor në muaj.

Një nga kushtet e parapara është firma që aplikon për përkrahje financiare vitin paraprak të ketë pasur shpenzime për punë (paga, kompensime, tatime për pagë dhe kompensime dhe kontribute nga sigurimi i obliguar social) në vlerë më të lartë se 50% nga shpenzimet e përgjithshme, kurse bruto paga e paguar e punëtorit në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2017 të jetë deri më 26.250 denarë.

Kontrollin lidhur me përmbushjen e kushteve për fitimin e përkrahjes financiare e kryen Drejtoria e të Ardhurave Publike, kurse pagesën e mjeteve e kryen Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.