МТСП: Се воведува втора смена во детските градинки

Согласно член 1 од Одлуката за утврдување распоред на работното време во Владата на Република Македонија, министерствата и другите органи на државната управа објавена во „Службен весник на РМ“, бр.86 од 10.07.2017 година, Mинистерството за труд и социјална политика испрати допис до јавните установи за деца/детските градинки, со кој се информираат за потребата од двосменско работење и тоа од 07:00 до  14:30 часот и од 14:00 до 21:30 часот, како и првата сабота во месецот од 08:00 до 16:00 часот, а одлуката ќе отпочне да се применува од 1 септември 2017 година.

Јавните установи за деца кои во својот состав имаат повеќе објекти и групи во други просторни услови, двосменското работење и првата работна сабота во месецот може да го организираат во еден или повеќе објекти, согласно потребата на децата и родителите. За да се направат реални проценки, до градинките е доставен и анкетен лист за секој родител, со кој ќе се утврди потребата од воспоставување на двосменско работење и прва работна сабота во месецот. 

Досега шест градинки веќе ја потврдиле потребата од воведување втора смена и тоа е одобрено од страна на Министерството. Станува збор за 6 детски градинки и тоа во: Гевгелија, Кочани, Радовиш, Охрид, Тетово и Прилеп. Напоменуваме дека во изминатите децении, двосменски работеле само четири градинки на територијата на цела држава. 

По добивањето на резултатите од извршената анкета за потребата од воспоставување на двосменско работење ќе се утврди точниот број на установи кои ќе работат во две смени. Тоа секако ќе предизвика и потреба од вработување дополнителен кадар во овие установи за деца, кои и без оваа промена се недоволно екипирани. 

Министерството во соработка со локалните самоуправи во Република Македонија, работи во насока на подобрување на генералната состојба на опфатот на деца во градинки. Потребата од проширување на капацитетот на установите кои згрижуваат деца, како и потребата за отворање на нови градинки е повеќе од евидентна и треба заеднички да го решаваме ова прашање, за да се надминат  проблемите со кои се соочуваат голем број родители низ државата, и во урбани и во рурални средини. Од општините се побарани локации и објекти  за оваа намена, и од голем дел веќе се доставени предлози.  

Во врска со воведувањето на втора смена во градинките, министерката Мила Царовска денеска одржа прес конференција. 

Мапа со опфатот на деца во градинки (по општини)

 

MPPS:  Vendoset turni i dytë në kopshtet e fëmijëve 

Në përputhje me nenin 1 të Vendimit për përcaktimin e orarit të punës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ministritë dhe organet tjera të administratës shtetërore, i publikuar në Gazetën Zyrtare të RM-së, nr. 86, më dt. 10.07.2017, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka dërguar shkresë deri te entet publike për fëmijët/kopshtet e fëmijëve, me anë të së cilës informohen për nevojën e aplikimit të orarit të punës në dy turne, edhe atë prej 07:00-14:30 dhe prej 14:00 deri më 21:30, si dhe e shtuna e parë e muajit prej 08:00 deri 16:00, kurse vendimi do të fillojë të zbatohet prej 1 shtator 2017.

Entet publike për fëmijë, të cilat në përbërjen e tyre kanë më shumë objekte dhe grupe në kushte tjera hapësinore, punën e tyre në dy turne dhe punën në të shtunën e parë të muajit mund ta organizojnë në një apo më shumë objekte, në pajtim me nevojën e fëmijëve dhe prindërve. Për t’u kryer vlerësim real, deri te kopshtet është dorëzuar edhe listë anketuese për secilin prind, me anë të së cilës do të përcaktohet nevoja e vendosjes së punës në dy turne dhe gjatë të shtunës së parë të muajit.

Deri më tani gjashtë kopshte tani më e kanë konfirmuar nevojën e vendosjes së turnit të dytë dhe kjo është miratuar nga Ministria. Bëhet fjalë për gjashtë (6) kopshte të fëmijëve, edhe atë: Gjevgjeli, Koçani, Radovish, Ohër, Tetovë dhe Prilep. Theksojmë se gjatë dekadave të kaluara, në dy turne kanë punuar vetëm katër kopshte në territorin e vendit. 

Pas marrjes së rezultateve nga anketa e kryer lidhur me nevojën për vendosjen e punës në dy turne, do të përcaktohet numri i saktë i enteve të cilat do të punojnë në dy turne. Kjo gjithsesi se do të nxisë edhe nevojën për punësimin e kuadrit shtesë në këto ente të fëmijëve, të cilat edhe pa këto ndryshime nuk janë të ekipuar sa duhet.

Ministria në bashkëpunim me pushtetin lokal në Republikën e Maqedonisë punon në drejtim të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme lidhur me përfshirjen e fëmijëve në kopshte. Nevoja për zgjerimin e kapacitetit të enteve që përkujdesen për fëmijë, si dhe nevoja për hapjen e kopshteve të reja është shumë evidente dhe duhet së bashku ta zgjidhim këtë çështje që të tejkalohen problemet me të cilat ballafaqohen një numër i madh i prindërve në vend, edhe në zonat rurale edhe në ato urbane. Nga komunat janë kërkuar lokacione dhe objekte për këtë çështje, dhe nga një pjesë e madhe tani më janë dorëzuar propozime.

Lidhur me vendosjen e orarit me dy turne në kopshte, ministrja Milla Carovska sot ka mbajtur konferencë shtypi. Bashkëngjitur me këtë komunikatë u dorëzojmë edhe fotografi dhe video materiale.