МТСП: Куманово есенва ќе добие нов објект за градинка

Министерката за труд и социјална работа, Мила Царовска го посети објектот на поранешниот Пионерски дом во Куманово, кој во моментов се реконструира и пренаменува во детска градинка.

За реконструкција на објектот предвидени се 2.083.637 денари, а во Буџетот се обезбедени средства и за опремување на градинката во износ од 1.513.202 денари. Реконструкцијата започна на 1 август 2017 година и предвидено е да заврши за 45 дена. Градинката ќе опфати 85 деца, ќе има три занимални и една група јасли.

Министерката Царовска пред новинарите  презентираше мапа (во прилог) на која е прикажан опфатот на деца на возраст од 0 до 6 години во установи за згрижување и воспитување на деца по општини. Според таа мапа,  Куманово е со опфат од 26,1%, односно е на многу ниско ниво, имајќи предвид дека се работи за една од најголемите општини во Република Македонија. 

Во таа насока, Царовска потенцираше дека во наредниот период ќе се работи посветено на подобрување на условите и зголемување на опфатот на деца во градинки и во урбани и во рурални средини низ државата. Како што претходно информиравме, до крајот на 2017 година ќе се отворат 13 нови градинки,  кои ќе опфатат 682 деца, а таквата тенденција ќе продолжи и во текот на наредната година.

MPPS: Në vjeshtë Kumanova me objekt të ri për kopshtin e fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, vizitoi objektin e ish-Shtëpisë së Pionierëve në Kumanovë, i cili është duke u ri-konstruktuar dhe do të shndërrohet në kopsht fëmijësh. 

Për rikonstruksionin e objektit janë parashikuar 2.083.637 denarë, ndërsa në Buxhet janë siguruar mjete edhe për pajisjen e kopshtit, në shumë prej 1.513.202 denarë. Rikonstruksioni ka filluar më 1 gusht 2017 dhe është paraparë të përfundojë për 45 ditë. Ky kopsht do të përfshijë 85 fëmijë, do të ketë tre klasa dhe një klasë e posaçme.

Ministrja Carovska para gazetarëve ka prezantuar edhe hartën, në të cilën tregohet përfshirja e fëmijëve prej 0 deri 6 vjet në entet për kujdes dhe edukim të fëmijëve, sipas komunave. Sipas kësaj harte, Kumanova mbulohet me 26.1%, respektivisht është në nivel shumë të ulët, duke pasur parasysh se ajo është një nga komunat më të mëdha në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë drejtim, ministrja Carovska theksoi se në të ardhmen do të punohet me përkushtim më të madh për përmirësimin e kushteve dhe rritjen e mbulimit të fëmijëve në kopshte në zonat urbane dhe rurale, në të gjithë shtetin. Siç informoi më parë, deri në fund të vitit 2017 do të hapen 13 kopshte të reja, të cilat do të përfshijnë 682 fëmijë, dhe kjo tendencë do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.