Извадоци од обраќањето на министерката за труд и социјална политика, Мила Царовска, на панел дискусијата: „Женско лидерство и политичко учество – пат кон еднаквост“, организирана од Канцеларијата на ОН – Жени (UN Women), во партнерство со Амбасадата на Шведска и Правниот факултет „Јустинијан Први“

,,Навистина ми е чест што имам можност да се обратам на оваа конференција, на овој настан, не само заради тоа што сум министерка за труд и социјална политика, туку заради тоа што сметам дека ова прашање ми е лично блиско, и треба заеднички да се бориме истото да стане реалност. Денеска бевме сведоци на навистина позитивни политички пораки, со кои што ова прашање конечно во Република Македонија добива ветар во грбот или добива можност да се развива во правилна насока...

Свесни сме дека за да имаме одржлив развој и да имаме добри предуслови за развој на нашата држава и демократијата е важно да  вклучиме 50 проценти од нашето население. Затоа што во Македонија 50 или повеќе од 50 проценти се жени. Ако не го искористиме нивниот капацитет, тоа значи дека ние сме заборавиле на половина од нашето население...

Важно е да напоменам дека во законодавството воведовме квота  (вовеле квота, јас не сум била дел од таа прва битка, сум била многу млада) 30% квота за жените во Парламентот. Благодарам на жените кои што се бореле за ова прашање. Се зголемила таа квота на 40%, бев сведок на истото. И денеска може да кажеме дека квотите, кои се преодно решение, ги имаме во пракса, но тука сме застанале. Дали ги имаме жените во извршните функции? Ќе оставам да одговорите сами, но сметам дека не се доволно. Токму затоа сметам дека треба континуирано да работиме на ова прашање.

Затоа, како Влада, првиот чекор што го направивме е дека Министерството за информатичко општество, направи задолжителни е-модули за обука на администрацијата и тие ги усвоивме. Владата ќе ги задолжи сите административни службеници да ги поминат тие онлајн курсеви, затоа што треба да креираат родово одговорни политики. Следното е родово одговорно буџетирање, што е многу важно за нашата влада. Имаме премиер кој што е многу инклузивен и отворен по ова прашање и затоа родово одговорното буџетирање ќе гледаме многу скоро да стане реалност...

Ќе ме прашате, дали е важно да имаме квоти и во функциите, и веројатно ќе си го поставиме прашањето- дали бројките се најважни? Да, бројките се многу важни поради тоа што е важен бројот на луѓе, на мажи и жени, кои што одлучуваат на маса по одредено прашање. Зошто? Не само заради бројката, туку заради перспективата и гледањето на нештата од различни страни на мажите и жените. И тоа е вистинскиот потенцијал, кој што треба да го искористиме. Да не заборавиме на оние скриени системски предизвици и стереотипи, кои што и оневозможуваат на жената да има кариерен развој. Токму на тоа треба да работиме секојдневно. Посебно универзитетите, посебно училиштата, посебно градинките, поради тоа што тие скриени стереотипи и бариери, не дозволуваат жените да се вклучат еднакво во општеството. А токму тука, доаѓаме и до реформа на партиите, што е база, а токму партијата која што денеска е на власт го има тој потенцијал, поради тоа што имаме капацитет, и мажи и жени лидерки во партијата, кои што можат да го предводат ова. Поради тоа што оттаму потекнува можноста за развој на учеството на жените во политиката и нивниот кариерен развој.

Последно што сакам да напоменам е дека жените во историјата не добиле ништо глатко и на тацна. Се бореле за своето право на глас, се бореле за своето право на образование, се борат, се уште, за своето право да одлучуваат за своето тело- таа борба ја имаме во светот, а ја имаме и кај нас. Токму затоа сметам дека основно за нашата држава во моментов и за жените кои што се борат за родовата еднаквост е дека борбата продолжува и ние заедно треба, како влада, како граѓански сектор, како академска јавност, заеднички конечно да дојдеме до решение за тоа како родовата рамноправност да стане дел од нашето секојдневно живеење’’

Fragmente nga fjalimi i Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në panel diskutimin: “Lidershipi i Grave dhe Pjesëmarrja Politike – Rruga drejt Barazisë”, organizuar nga Zyra e KB – Gratë (UN Women) në partneritet me Ambasadën e Suedisë dhe Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”

“Unë vërtetë ndihem e nderuar që kam mundësi t’i drejtohem kësaj konference, në këtë ngjarje, jo vetëm se jam ministre e Punës dhe Politikës Sociale, por sepse mendoj se këtë çështje personalisht e ndjej të afërt dhe duhet bashkërisht të luftojmë që e njëjta të bëhet realitet. Sot ne jemi dëshmitarë të porosive politike vërtet pozitive, me të cilat kjo çështje përfundimisht në Republikën e Maqedonisë merr stimul ose i jepet mundësia që të zhvillohet në drejtimin e duhur ... 

Ne jemi të vetëdijshëm se për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm dhe për të pasur parakushte të mira për zhvillimin e vendit tonë dhe demokracisë, është e rëndësishme të përfshihet 50 për qind e popullsisë sonë, sepse në Maqedoni 50 ose më shumë se 50 për qind janë gra. Nëse nuk e përdorim kapacitetin e tyre, kjo do të thotë që ne e kemi harruar gjysmën e popullsisë sonë ...

Është e rëndësishme të përmendim se në legjislacion e kemi inkorporuar një kuotë (e kanë inkorporuar kuotën, mbase unë nuk isha pjesë e asaj beteje të parë, sepse kam qenë e re) – kuotën 30% për gratë në Parlament. Falënderoj gratë që luftuan për këtë çështje. Kjo kuotë u rrit në 40%, ku unë ishe dëshmitare e kësaj gjëje. Dhe sot mund të themi se kemi kuotat, që janë një zgjidhje kalimtare, i kemi në praktikë, por këtu nuk ndaluam. A kemi gra në pozita ekzekutive? Do të ju lë vetë të përgjigjeni, por konsideroj se nuk është e mjaftueshme. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se ne duhet të punojmë vazhdimisht për këtë çështje.

Prandaj, si Qeveri, hapi i parë që kemi bërë është që Ministria e Shoqërisë Informative ka bërë e-module të detyrueshme për trajnimin e administratës dhe ato i kemi miratuar. Qeveria do t’i obligojë të gjithë nëpunësit administrativë që t’i kalojnë ato kurse online, sepse duhet të krijojnë politika të përgjegjësisë gjinore. Ajo që vijon është është buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, që është shumë i rëndësishëm për qeverinë tonë. Ne kemi një kryeministër i cili është shumë inkluziv dhe i hapur për këtë çështje dhe prandaj buxhetimin e përgjegjshëm gjinor shumë shpejtë do ta shohim se do të bëhet realitet...

Ju do të më pyesni, a është e rëndësishme që ne të kemi kuota edhe në funksione dhe ndoshta do t’ia parashtroni vetes pyetjen - a janë numrat më të rëndësishëm? Po, shifrat janë shumë të rëndësishme për shkak se është i rëndësishëm numri i njerëzve, të burrave dhe grave, të cilët vendosin në masë për një çështje të caktuar. Pse? Jo vetëm për shkak të numrit, por edhe për shkak të perspektivës dhe shikimit të gjërave nga anët e ndryshme të burrave dhe grave. Dhe ky është potenciali i vërtetë që ne duhet ta shfrytëzojmë. Le të mos harrojmë për ato sfida dhe stereotipa të fshehura sistematike, të cilat ia pamundësojnë një gruaje të ketë zhvillim karriere. Pikërisht në këtë duhet të punojmë çdo ditë, e sidomos universitetet, shkollat, kopshtet e fëmijëve, sepse ato stereotipa dhe barriera të fshehura nuk u lejojnë grave të përfshihen në mënyrë të barabartë në shoqëri. Dhe, pikërisht këtu, vijmë edhe në reformën e partive, që është baza, dhe pikërisht partia që tani është në pushtet e ka atë potencial, për shkak të faktit se kemi kapacitet, edhe burra edhe gra lidere në parti të cilët mund ta shtyjnë këtë, për shkak të faktit se prej aty fillon krijimi i mundësisë për zhvillimin e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe zhvillimit të karrierës së tyre.

E fundit që dëshiroj ta potencoj është se gratë gjatë historisë asgjë nuk kanë fituar lehtësisht. Kanë luftuar për të drejtën e tyre të votës, kanë luftuar për të drejtën e arsimit, luftojnë ende, për të drejtën e tyre për vendimmarrje – këtë luftë e kemi gjithandej në botë, edhe këtu te ne. Prandaj, konsideroj që themelore për shtetin tonë aktualisht edhe për gratë që luftojnë për barazi gjinore, është se lufta vazhdon dhe ne bashkërisht duhet, si qeveri, si sektor civil, si opinion akademik, të vijmë në një zgjidhje rreth asaj se si barazia gjinore të bëhet pjesë e jetës tonë të përditshme”