И З В Е С Т У В А Њ Е

Министерството за труд и социјална политика го заврши вонредниот инспекциски надзор во градинката „Буба Мара“ во Ново Лисиче, направен вчера, по писмен допис на родител. При надзорот, освен што се земени писмени изјави од директорот, психологот и педагогот, МТСП го задолжи раководството на градинката во најкраток можен рок да го расветли случајот.Министерството за труд и социјална политика посветено работи на подобрување на условите во детската заштита и доколку се потврди веродостојноста на случката, сите одговорни ќе бидат веднаш санкционирани. МТСП нема да толерира било какво несоодветно однесување со децата во градинките, затоа што секое дете ни е важно.Во интерес на правилно известување, Министерството за труд и социјална политика ги упатува медиумите да бидат во комуникација со раководството на градинката „Буба Мара“, кое веќе работи на преиспитување на целиот случај. Исто така раководството е во постојана комуникација со родителите на децата со кои за попладнeво е закажана родителска средба.

K O M U N I K A T Ë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e ka përfunduar inspektimin e jashtëzakonshëm në kopshtin “Buba Mara” në Novi Lisiçe që e ka kryer dje, pas parashtresës me shkrim nga një prind. Gjatë këtij inspektimi përveç se janë marrë deklarata me shkrim nga drejtori, psikologu dhe pedagogu, MPPS  ka obliguar udhëheqësinë e kopshtit që një afat sa më të shkurtër ta zbardhë rastin. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e përkushtuar në përmirësimin e kushteve  në mbrojtjen e fëmijëve dhe, nëse konfirmohet besueshmëria e ngjarjes, të gjithë përgjegjësit do të sanksionohen menjëherë. MPPS nuk do të tolerojnë çfarëdo sjellje joadekuate me fëmijët në kopshte, sepse secili fëmijë është i rëndësishëm. Në interes të informimit të drejtë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i udhëzon mediumet të jenë në komunikim me udhëheqësinë e kopshtit “Buba Mara”, që tanimë  punon në rishqyrtimin e gjithë rastit. Po ashtu, udhëheqësia e kopshtit është në komunikim të vazhdueshëm me prindërit e fëmijëve me të cilët pasdreke është caktuar takim me prindërit.