Царовска: Со владините политики се подобрува родовата еднаквост

Владините политики за подобрување на нееднаквостите помеѓу жените и мажите се во вистинска насока, а државата прави сѐ во своја моќ за што повеќе жени да бидат вклучени на пазарот на труд, изјави министерката Мила Царовска на денешната презентација на Индексот за родова еднаквост во општините, изработен од невладината Реактор во соработака со УСАИД. 

„Според деталите кои имав прилика да ги видам, 7 жени наспроти 10 мажи работат во општините каде што има градинки, а 4 жени наспроти 10 мажи во општините каде што нема. Токму ова ме радува и ми дава уште повеќе енергија да отвораме детски градинки во руралните средини и во општини каде што досега ги немаме. Ние како Влада веќе работиме на подобрување на оваа состојба со тоа што годината ќе ја завршиме со вкупно 24 новоотворени градинки. Од нив 11 се веќе отворени, а до крајот на 2018, планираме да отвориме уште 13. Истовремено го зајакнавме кадарот со 1.025 вработувања,  а ги подобруваме предучилишните програми“, изјави министерката Царовска.

Овој индекс, којшто за прв пат се изработува во Македонија, рече Царовска, ни дава основа за да можеме да видиме дали се движиме во вистинска насока со сите политики, но и обврска да го изработуваме секоја година. Истовремено, Министерството за труд и социјална политика со Европскиот институт изработува Национален родов индекс чии резултати наскоро ќе бидат достапни на јавноста. 

Истражувањето за подготовка на индексот беше спроведено во сите 81 општина во Македонија, а беа анализирани  три главни области: родовиот јаз, соодветни услови и родово одговорна општина. Освен, министерката Царовска, на презентацијата учествуваа и директорот на Канцеларијата на УСАИД за општ развој, Едвард Гозалес, како и директорот на Државниот завод за статистика, Апостол Симовски. 

Carovska: Me politikat qeveritare përmirësohet barazia gjinore

Politikat qeveritare për përmirësimin e pabarazitë midis grave dhe burrave janë në drejtimin e duhur, kurse shteti është duke bërë çmos që sa më shumë gra të përfshira në tregun e punës, deklaroi ministrja Milla Carovska në prezantimin e sotëm të Indeksit të Barazisë Gjinore në komuna, i përgatitur nga shoqata joqeveritare “Reaktor” në bashkëpunim me USAID.

“Sipas detajeve që kisha rastin t’i shoh, 7 gra kundrejt 10 burrave punojnë në komunat ku ka çerdhe, kurse 4 gra kundrejt 10 burrave në komunat ku nuk ka çerdhe. Kjo është ajo që më bën të lumtur dhe më jep edhe më shumë energji për të hapur kopshte në zonat rurale dhe në komunat ku nuk kemi pasur deri më tani. Ne si Qeveri tashmë po punojmë për të përmirësuar këtë gjendje, me atë që vitin do ta përmbyllim me gjithsej 24 kopshte të sapo hapura. Prej tyre, 11 janë tashmë të hapura dhe deri në fund të vitit 2018 kemi në plan të hapim edhe 13 të tjera. Në të njëjtën kohë kemi forcuar stafin me 1.025 punësime, si dhe jemi duke i përmirësuar programet parashkollore” deklaroi ministrja Carovska.

Ky indeks, i cili për herë të parë përgatitet në Maqedoni, tha Carovska, na jep bazë të mirë për të parë nëse ecim në drejtimin e duhur me të gjitha politikat, por edhe obligim ta përgatitim çdo vit. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me Institutin Evropian përpilon Indeksin nacional sa i përket gjinisë, rezultatet e të cilit së shpejti do të jenë në dispozicion për publikun.

Hulumtimi për përgatitjen e Indeksit u realizua në të gjitha komunat (gjithsej 81) në Maqedoni, kurse në të njëjtin u analizuan 3 sfera kryesore: ndarja gjinore, kushtet adekuate dhe komunë e përgjegjshme sa i përket gjinisë. Në prezantimin e këtij Indeksi, përveç ministres Carovska mori pjesë edhe drejtori i Zyrës së USAID-it për zhvillim të përgjithshëm, Edvard Gozales, si dhe drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski.