Царовска: Со навремено препознавање на ризикот, можат да се спречат убиствата на жените од интимните партнери 

Убиствата на жените предизвикани од семејно насилство може да се спречат со навремено препознавање на ризикот, за што е потребна посветена меѓуинституционална работа. За таа цел, по ратификувањето на Инстанбулската конвенција,  Владата почна со усогласување на законодавството, воведување на управување со случаи и отворање шелтер центри за лица жртви на семејно насилство. Ова го изјави министерката за труд и социјална политика, Мила Царовска која денеска присуствуваше на презентацијата на Аналзата на случаи на фемициди-убиства на жени во Македонија, подготвена од Националната мрежа против насилство врз жените и семејсно насилство со поддршка од УНДП. 

Според анализaта, над од 80% од жените во Македонија се убиени од интимни партнери или машки членови на семејството.

„И покрај ваквите податоци во Македонија фемицидот не е препознаен како посебно кривично дело во Кривичниот законик и се регистрира како секое друго убиство. Затоа, ова не е прашање и одговорност на само една институција, туку е национално прашање кое треба да иницира менување на Кривичниот закон и носење на закон за родово базирано насилство“, изјави министерката Царовска.

Царовска истакна дека Министерството за труд и социјална политика ги направи првите чекори во борбата против родово заснованите убиства, иако државата е на самиот почеток на овој процес. Во изминатата година и половина  МТСП повторно ги активираше четирите регионални центри за лица жртви на семејно насилство во Скопје, Кочани, Битола и во Свети Николе, а ја прошири и дејноста  на Центарот за лица жртви на трговија со луѓе и со жртви на сексуално насилство, каде што згрижувањето трае до 6 месеци.

Во соработка со граѓанскиот сектор, во функција се ставени Центар за лица жртви на семејно насилство, Кризен центар 24/48 часа и Национална мобилна СОС линија. Министертвото инвестира и во објект каде ќе биде сместен Центар за советување на жртви на насилство во Општина Куманово. Исто така, отворени се центри за жртви на сексуално насилство во состав на здравствени установи во Куманово, Тетово и Скопје.

Carovska: Me njohjen në kohë të rrezikut, mund të parandalohen vrasjet e grave nga partnerët intimë

Vrasjet e grave, të shkaktuara nga dhuna në familje mund të parandalohen me njohjen në kohë të rrezikut, që kërkon punë të përkushtuar ndërinstitucionale. Për këtë qëllim, pas ratifikimit të Konventës së Stambollit, Qeveria filloi të harmonizojë legjislacionin, duke futur menaxhimin e rasteve dhe hapjen e qendrave të strehimit për viktimat e dhunës në familje. Këtë e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska e cila mori pjesë sot në prezantimin e Analizës për rastet femicide- vrasjet e grave në Maqedoni, të përgatitur nga Rrjeti Nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, me mbështetjen e UNDP-së.

Sipas analizës, mbi 80% e grave në Maqedoni janë vrarë nga partnerët intim ose anëtarë meshkuj të familjes.

“Pavarësisht këtyre të dhënave në Maqedoni, femicidi nuk njihet si një vepër e veçantë penale në Kodin Penal, dhe është regjistruar si çdo vrasje tjetër. Prandaj, kjo nuk është çështje dhe përgjegjësi e vetëm një institucioni, por është çështje nacionale që duhet të iniciojë ndryshimin e Kodit Penal dhe miratimin e ligjit mbi dhunën me bazë gjinore”, deklaroi ministrja Carovska.

Carovska theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëri hapat e parë në luftën  kundër vrasjeve me bazë gjinore, edhe pse shteti është në fillim të këtij procesi. Gjatë një viti e gjysmë të fundit, MPPS-ja ka aktivizuar përsëri katër qendrat rajonale për viktimat e dhunës në familje në Shkup, Koçani, Manastir dhe Sveti Nikole dhe ka zgjeruar aktivitetet e Qendrës për personat viktima të trafikimit të personave dhe viktimave të dhunës seksuale, ku përkujdesja zgjat deri në 6 muaj.

Në bashkëpunim me sektorin civil, janë vënë në veprim Qendra për viktimat e dhunës në familje, Qendra e Krizave 24/48 orë dhe Linja nacionale mobile SOS. Ministria, gjithashtu, investon në objektin ku do të vendoset Qendra për këshillimin e viktimave të dhunës në Komunën e Kumanovës. Po ashtu, janë hapur Qendrat për viktimat e dhunës seksuale në përbërje të institucioneve shëndetësore në Kumanovë, Tetovë dhe Shkup.