Царовска: Правиме заеднички напори за намалување на невработеноста

Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска денеска учествуваше на координативен состанок за вмрежување на активностите за развој на работната сила во Македонија. 

„Правиме заеднички напори за решавање на еден од најгорливите проблеми во македонската економија-креирање на работна сила со вештини и компетенции кои соодветсвуваат на потребите на пазарот на трудот во Република Македонија и со тоа намалување на невработеноста.“ – изјави Царовска во нејзиното обраќање. 

Во оваа насока Министерсвото за труд и социјална политика веќе активно ја спроведува програмата младинска гаранција. Пилот проектот се реализира во три општини.  Досега дури 1.708 млади лица се пријавиле во Агенцијата за вработување, а од нив 490 веќе успеале да се вработат. Има такви, односно над 70 кои основале свој бизнис искористувајќи ги мерките за помош од државата. 

Министерството за труд и социјална политика продолжува активно да работи заедно со посредници и Агенцијата за вработување за зголемување на достапноста на работните места. Исто така, се отвораат тренинг центри за стручно образование во кои невработените лица ќе добиваат соодветна обука.

Целта на денешниот состанок е да се слушнат идеите на организациите и приватниот сектор за зајакнување на меѓусебната соработка, која треба обезбеди поквалитетен пазар на трудот во Македонија.  Состанокот беше организиран од Проектот на УСАИД за развој на деловниот екосистем, Министерството за труд и оцијална политика, а присутни беа и други владини агенции, организации и донаторски проекти. 

Carovska: Bëjmë përpjekje për zvogëlimin e papunësisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sot mori pjesë në takimin koordinues për rrjetëzimin e aktiviteteve për zhvillimin e fuqisë punëtore në Maqedoni.

“Bëjmë përpjekje të përbashkëta për zgjidhjen e njërit nga problemet më të mëdha në ekonominë e Maqedonisë - krijimin e fuqisë së punës me shkathtësi dhe kompetenca të cilat përputhen me nevojat e tregut të punës në Republikën e Maqedonisë dhe me atë zvogëlimin e papunësisë”, deklaroi Carovska në fjalimin e saj. 

Në këtë drejtim, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tanimë aktivisht e zbaton programin Garancia për të rinjtë. Pilot projekti realizohet në tre komuna. Deri tani madje 1.708 persona të rinj janë paraqitur në Agjencinë për punësim, ndërsa ku 490 prej tyre tashmë kanë arritur të punësohen. Ka të tillë, përkatësisht mbi 70 të cilët kanë themeluar biznes të tyre duke i shfrytëzuar masat për ndihmë nga shteti.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon aktivisht të punojë së bashku me ndërmjetësuesit dhe Agjencinë e Punësimit për rritjen e vendeve të punës. Po ashtu, janë duke u hapur edhe qendra trajnimi për arsim profesional ku personat e papunë do të marrin trajnimin e duhur. 

Qëllimi i takimit të sotëm ishte të dëgjohen idetë e organizatave dhe të sektorit privat për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, që duhet të ofrojë treg pune më cilësor në Maqedoni. Takimi u organizua nga Projekti i USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa të pranishëm ishin edhe agjenci tjera qeveritare, organizata dhe projekte donatore.