Царовска: Подготвен Национален акциски план за спроведување на Истанбулската конвенција

“Насилството врз жените и семејното насилство не е само женско, туку национално прашање, родовата еднаквост не е само прашање на фундаментални човекови права, туку и основа за просперитет и одржлив развој”.

Ова го рече министерката за труд и социјална политика Мила Царовска на вчерашната јавна расправа за предлог акцискиот план за спроведување на Конвенцијата  на Советот на Европа за спречување и борба против насилството врз жените и семејното насилство. Јавната расправа беше организирана од Клубот на пратенички на Собранието на Р. Македонија и Министерството за труд и социјална политика, а на која учествуваа и граѓански организации.

Министерката посочи дека ратификувањето на Истанбулската конвенција претставува револуционерен чекор во превенцијата и борбата против родово базираното насилство, но клучниот предизвик е доследната имплементација на обврските што се презедоа со прифаќањето на оваа конвенција.

„Сигурна сум дека сите заеднички, секој од нас ќе го даде максимумот за во наредните пет години  во секој регион да имаме минимум еден пакет на услуги за заштита и поддршка од сите форми на насилство врз жените, но и измени и усогласување на сите потребни закони во насока на заштита од родово базирано насилство“, истакна Царовска.

Националниот акциски план за спроведување на Конвенцијата за спречување и борба против насилството врз жените и семејното насилство е стратешки документ на Владата. Со овој докумет се дефинираат активностите, кои институции се надлежни, но и временската рамка во која Конвенцијата треба да стане дел од законодавството.

Статистиките покажуваат дека најголем дел од жртвите на родово базирано и смејено насилство во Македонија се жени.

Carovska: Është përgatitur Plani nacional i veprimit për zbatimin e Konventës së Stambollit

“Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje nuk është vetëm çështje e grave, por është çështje kombëtare; barazia gjinore nuk është vetëm çështje e të drejtave themelore të njeriut, por edhe bazë për prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm".

Këtë e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në debatin publik të djeshëm rreth propozim-planit të veprimit për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Debati publik u organizua nga Klubi i deputeteve të Parlamentit të Maqedonisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku morën pjesë edhe organizata të shoqërisë civile.

Ministrja Carovska theksoi se ratifikimi i Konventës së Stambollit paraqet hap revolucionar në parandalimin dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore, por sfida kryesore është zbatimi konsekuent i angazhimeve të ndërmarra me miratimin e kësaj konvente.

“Jam e sigurt se të gjithë ne së bashku, e gjithsecili nga ne, do të japim maksimumin që për pesë vitet e ardhshme në secilin rajon të kemi të paktën një paketë shërbimesh për mbrojtjen dhe mbështetjen nga të gjitha format e dhunës ndaj grave, por edhe ndryshime  dhe harmonizim të të gjitha ligjeve të nevojshme në drejtim të mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore”, theksoi Carovska.

Plani nacional i veprimit për zbatimin e Konventës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është dokument strategjik i Qeverisë. Ky dokument i përcakton aktivitetet, cilat institucionet janë kompetente dhe kornizën kohore në të cilën Konventa duhet të bëhet pjesë e legjislacionit.

Statistikat tregojnë se numri më i madh i viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në Maqedoni janë gra.