Царовска: Наша цел е опфатот на деца во градинките да го зголемиме за 50% 

Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска и градоначалникот Саша Богдановиќ денеска беа во увид на градежните работи на градинката „Пепелашка“ во Центар. Градинката коаја што е сместена во постар објект целосно се реновира и реконструира во модерен објект по најсовремени стандарди со средства на Општина Центар обезбедени преку Светска банка.

„Како Влада посветено работиме на зголемување на опфатот на деца во предучилишно образование за 50%, за што забрано се зголемуваат капацитетите во детската заштита. На овој начин преку инвестициите во градинките инвестираме во раниот детски развој, а со тоа и во иднината на нашата држава. За идната година од Буџетот на државата се издвоени 105 милиони денари за реконструкција, опремување и изградба на детски градини, а изминатите две и пол години беа инвестирани над 180 милиони денари. Обезбедени се и дополнителни 15 милиони евра од Светска банка за изградба на градинки“, изјави Царовска.

Министерката Царовска истакна дека освен што се зголемуваат капацитетите се работи и на подобрување на воспитните програми и на јакнење на кадарот којшто се грижи и ги воспитува децата. Само во последната година платите на вработените во градинките се зголемени за 21% што е најголемо покачување до сега.

Carovska: Qëllimi ynë është që përfshirjen e fëmijëve në kopshte do rrisim për 50%

 Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe kryetari i komunës Sasha Bogdanoviq sot inspektuan punët ndërtimore të kopshtit “Pepellashka” në Qendër. Ky kopsht, që është i vendosur në një objekt më të vjetër, rinovohet tërësisht dhe rikonstruohet në objekt modern sipas standardeve më bashkëkohore, me mjetet të Komunës së Qendrës të siguruara nëpërmjet Bankës Botërore.    

“Ne si Qeveri punojmë me përkushtim në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në arsimin parashkollor për 50%, me çka në mënyrë të përshpejtuar janë duke u rritur kapacitetet në mbrojtjen e fëmijëve. Në këtë mënyrë, përmes investimeve në kopshte jemi duke investuar në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, dhe me këtë edhe në ardhmërinë e vendit tonë. Për vitin e ardhëm nga buxheti i shtetit është paraparë të ndahen 105 milionë denarë për rikonstruktimin, pajimin dhe ndërtimin e kopshteve të fëmijëve, kurse në dy vitet e kaluara u investuan mbi 180 milionë denarë. Janë siguruar edhe 15 milionë euro shtesë nga Banka Botërore për ndërtimin e kopshteve”, theksoi Carovska.

Ministrja Carovska theksoi se përpos se janë rritur kapacitetet, është duke u punuar edhe në përmirësimin e programeve edukative dhe në përforcimin e kuadrit që kujdeset dhe i edukon fëmijët. Vetëm në vitin e fundit pagat e punonjësve në kopshte janë rritur për 21% që është rritja më e madhe deri më tani.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->