Царовска на одбележување на Неделата за грижа за стари лица „Сите сме нивни деца“ 

Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска беше на обележувањето на Неделата за грижа за старите лица која се одвива под мотото „Сите сме нивни деца“ во организација на Црвениот Крст на Град Скопје.

Таа беше запознаена со активностите на Црвениот Крст во делот на грижа за лицата во трета доба, како и со можностите за имплементација на таканаречениот Јавен социјален сервис преку кој веќе осум години се реализираат посети на стари и изнемоштени лица во домашни услови, а за активните стари лица функционираат четири дневни центри.

Тим од пет медицински сестри, 12 волонтери, четири одговорни лица во дневните центри и координатор на проектот се вклучени во јавниот социјален сервис и резултатите се повеќе од заводоволителни.  Во оваа прилика министерката Царовска се осврна на позитивните искуства во регионот со кои таа имала можност да се запознае и изрази задоволство што вакви позитивни искуства има и во Македонија.

,,Министерството за труд и социјална политика има 12 центри коишто се за стари лица во различнио градови на територија на Република Макеоднија. Дел од нив се во соработка со Црвениот Крст и ја разгледуваме програмата што се имплементира преку Црвениот Крст на градот Скопје да се рашири и на цела територија. Во регионот имаме добри пракси, но и во Скопје ја имаме истата добра пракса каде активно се старее преку овие дневни центри и лицата во трета доба се вклучени во општествените активности. Ќе одиме кон развој на оваа програма во 2018 година и ќе ги поддржиме старите лица да се што поактивни и вклучени”, рече Царовска.

Секретарот на Црвен Крст на град Скопје Сузана Тунева Пауновска, рече дека во рамките на фунцкционирање на Програмата за грижа на лицата од трето доба мобилните тимови на Црвениот Крст се грижат за 180 корисници во домашни усливи, а во дневните центри кои фунцкионираат секој работен ден активно се вклучени 300 пензионери кои работат според месечна програма.

,,Наша цел е во 2018 година бројката да се зголеми за дополнителни 200 лица активни во центрите што ги посетуваат и да биде зголемена на 500. Исто така, се надеваме и на поддршка од институциите во нашите аквивности во овој дел. Годинава, пак отпочнавме и со Проект за геронтодомаќинки со кој во текот на 2017 година се опфатени 40 долгорочно невреаботени жени кои се стекнаа со лиценца за нега на лица од трето доба во домашни услови. Во првата фаза се опфатени 80 стари лица, проектот ќе продолжи и во 2018 со што бројката на опфатени лица ќе се искачи на 150”, рече Пауновска.

Во рамки на „Неделата на грижа за стари лица“ Црвениот Крст на град Скопје организира инфо пунктови за здравствена превенција и прегледи, дистрибуција на прехранбени пакети, посети во домашни услови, донаторски средби и хуманитарен концерт. 

Carovska në shënimin e Javës për kujdes ndaj të moshuarve “Të gjithë jemi fëmijët e tyre”

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, mori pjesë në shënimin e Javës për përkujdesje ndaj të moshuarve nën moton  “Të gjithë jemi fëmijët e tyre” organizuar nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.

Ajo u njoftua me aktivitetet e Kryqit të Kuq në pjesën e kujdesit ndaj personave në moshën e tretë, si dhe me mundësitë për implementimin e të ashtuquajturit Shërbimi publik social, nëpërmjet të cilit për tetë vjet kryhen vizita të personave të moshuar dhe të atyre me shëndet të dobët në shtëpi, kurse për të moshuarit aktiv funksionojnë katër qendra ditore. Një ekip prej pesë infermieresh, 12 vullnetarë, katër persona përgjegjës në qendrat ditore dhe një koordinator i projektit janë përfshirë në shërbimin social publik dhe rezultatet janë më se të kënaqshme.

Me këtë rast, ministrja Carovska iu referua përvojave pozitive në rajon me të cilat ajo ka pasur mundësi të njihej dhe shprehu kënaqësi se përvoja të tilla pozitive ka edhe në Maqedoni.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka 12 qendra për të moshuarit në qytete të ndryshme në territorin e Republikës së Maqedonisë. Disa prej tyre janë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, dhe ne po e shqyrtojmë programin që po zbatohet përmes Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit për t’u zgjeruar në të gjithë territorin. Në rajon kemi praktika të mira, por edhe në Shkup kemi të njëjtën praktikë të mirë ku procesi i plakjes zhvillohet aktivisht nëpër këto qendra ditore dhe personat e moshës së tretë janë të përfshirë në aktivitete shoqërore. Do të shkojmë drejt zhvillimit të këtij programi në vitin 2018 dhe do t’i mbështesim të moshuarit që të jenë më aktiv dhe të përfshirë”, tha ministrja Carovska.

Sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska, tha se në kuadër të funksionimit të Programit për përkujdesjen ndaj personave të moshës së tretë, ekipet mobile të Kryqit të Kuq kujdesen për 180 shfrytëzues në kushte shtëpiake, kurse në qendrat ditore, që punojnë çdo ditë pune, në mënyrë aktive janë përfshirë 300 pensionistë që punojnë sipas një programi mujor.“Qëllimi ynë është që në vitin 2018 të rritet numri për 200 persona shtesë aktivë në qendrat që i vizitojnë dhe ky numër të arrijë në 500. Gjithashtu, ne shpresojmë edhe në mbështetjen e institucioneve në aktivitetet tona në këtë pjesë. Këtë vit, megjithatë, filluam edhe me një projekt të ri me të cilin gjatë vitit 2017 janë përfshirë 40 gra të papuna një kohë të gjatë të cilat u pajisën me licencë për përkujdesje ndaj personave të moshës së tretë në shtëpi. Në fazën e parë janë përfshirë 80 të moshuar, kurse projekti do të vazhdojë në vitin 2018, ku numri i personave të mbuluar do të arrijë në 150”, tha sekretarja e Kryqit të Kuq, Paunovska.

Në kuadër të “Javës së kujdesit ndaj të moshuarve”, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit organizon info punkte për kontroll shëndetësor, distribuimin e pakove ushqimore, vizita në shtëpi, takime donatorësh dhe koncert humanitar.