Царовска: ,,Ќе ги решаваме проблемите на Ромите со документите, вработувањето, образованието и домувањето” 

На тркалезната маса на тема “Заедничка акција за остварување на еднакви права на Ромите” министерката за труд и социјална политика Мила Царовска рече дека оваа Влада е инклузивна и одлучна во определбата да ги решава проблемите што ја засегаат ромската популација.

Токму затоа, набрзо ќе се излезе со конкретни чекори за решавање на прашањето на лицата без документи, како еден од приоритените проблеми.

Како следно, исклучително важно прашање, е вклучувањето на Ромите на пазарот на трудот. Во таа насока, Царовска констатираше дека минатите години недоволно се работело на вклучување на оваа популација во програмите и мерките за вработување.

,,Досега не се водело сметка дали мерките кои се предлагаат со Оператвните планови се реални и дали може да дадат резултати. Затоа во Оперативниот план за вработување за 2018 година креираме предлог мерки со критериуми што ќе бидат прилагодени на ромската популација”, подвлече министерката за труд и социјална политика Мила Царовска.

Образованието и домувањето се исто така важни прашања за вклучување на Ромите во општеството и во таа насока Царовска рече дека и проектот ,,Инклузија на деца Роми во градинки” ќе се надгради.

Во поглед на потребата од дом за сите ја истакна поддршката која што Министерството и Владата им ја дадоа на Ромите под Кале кои интервентно се сместени во институција а децата се вклучени во дневните центри. Се оди и чекор понатаму, со обезбедување на поддршка за изградба на посебни мини куќички во Визбегово.

Таа рече дека е направен и список на социјални станови за кој ќе биде објавен оглас за прераспределба.

Информираше дека за 2018 година се издвоени дополнителни 10 милиони денари за унапредување на домувањето. 

На крај Царовска посочи на законите и прописите кои ја регулираат сферата на дискриминацијата притоа најавувајќи промени и во Комисијата за заштита од дискриминација во насока на нејзина професионализација.

Националната тркалезна маса на тема “Заедничка акција за остварување на еднакви права на Ромите” беше во организација на Асоцијацијата за демократски развој на Ромите „Сонце“. 

 

Carovska: Do t’i zgjidhim problemet e romëve me dokumentet, punësimin, arsimin dhe banimin

 
Në tryezën e rrumbullakët me temën “Aksion i përbashkët për ushtrimin e të drejtave të barabarta të romëve”, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, tha se kjo qeveri është gjithëpërfshirëse dhe e vendosur në zgjidhjen e problemeve që prekin popullsinë rome.

Për këtë arsye, së shpejti do të dilet me hapa konkretë për zgjidhjes e çështjes së personave pa dokumente, si një nga problemet me prioritet.

Tjetra, një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme është përfshirja e romëve në tregun e punës. Në këtë drejtim, Carovska deklaroi se vitet e kaluara nuk është punuar mjaftueshëm për përfshirjen e kësaj popullsie në programet dhe masat për punësim.

“Deri më tani nuk është mbajtur llogari nëse masat e propozuara me planet operative janë realiste dhe nëse ato mund të japin rezultate.

Prandaj, në Planin operativ për punësim për vitin 2018, krijojmë propozim masa me kritere që do t’u përshtaten popullsisë rome”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Arsimi dhe banimi janë gjithashtu çështje të rëndësishme për përfshirjen e romëve në shoqëri, dhe në këtë drejtim, Carovska tha se edhe projekti “Përfshirja e fëmijëve romë në kopshte” do të përmirësohet.

Sa i përket nevojës për shtëpi për të gjithë, ajo e theksoi mbështetjen që Ministria dhe Qeveria ua ka dhënë romëve nën Kale, të cilët në mënyrë intervenuese janë vendosur në institucion, kurse fëmijët janë përfshirë në qendrat ditore. Shkohet një hap më tej, duke ofruar mbështetje për ndërtimin e mini-shtëpive të veçanta në Vizbeg.

Ajo tha se është përpiluar listë e banesave sociale për të cilat do të publikohet shpallje për shpërndarje. Informoi se për vitin 2018 janë ndarë 10 milionë denarë shtesë për avancimin e banimit.

Në fund, ministrja Carovska vuri në dukje ligjet dhe dispozitat që e  rregullojnë sferën e diskriminimit, duke njoftuar ndryshime edhe në Komisionin për mbrojtje kundër diskriminimit, në drejtim të profesionalizimit të tij.

Tryeza Kombëtare mbi temën “Aksion i përbashkët për ushtrimin e të drejtave të barabarta të romëve” u organizua nga Asociacioni për zhvillimin Demokratik të romëve "Sonce".