Царовска: Да се подигне свеста кај македонските компании за способностите и можностите на лицата со попреченост


Министерката за труд и социјална политика, Мила Царовска, претставникот на УСАИД Македонија, Едвард Гонзалес, Томислав Зографски од фондацијата „iVote“ и државниот советник во Државниот инспекторат за труд, Беџет Беџети, денеска потпишаа меморандум за соработка за поддршка на практикантската работа на учесниците во проектот за Социјална инклузија преку технологија.

 

Во своето обраќање на овој настан, министерката Царовска посочи дека примарна цел на професионалната рехабилитација е да им овозможи на лицата со попреченост да обезбедат и задржат соодветно вработување. Затоа МТСП му дава особено значење на процесот  на  воведувањето на професионалната рехабилитација,  како можност лицата со попреченост да  се вработат или да напредуваат во соодветното вработување, а со тоа да се поттикне и интеграцијата и реинтеграцијата на овие лица во општеството. Крајната цел е враќање на лицата со попреченост во профитабилно вработување и вклучување на пазарот на трудот, имајќи предвид дека ИКТ технологијата обезбедува се’ повеќе работни места и бара унапредување на вештините со кои и ќе се зголеми конкурентноста. 

Царовска нагласи дека покрај напорите да се олесни влезот на пазарот на трудот на лицата со попреченост, клучно е и да се подигне свеста кај македонските компании за способностите и можностите на овие лица и дека лицата со попреченост не треба да се перцепираат  само како индивидуи на кои им е потребна помош, туку дека тие се  вредни и посветени работници и дека можат да бидат ефективни и ефикасни доколку им се даде шанса.

 

Проектот на УСАИД за Социјална инклузија преку технологија е имплементиран од фондацијата „iVote“ во соработка со граѓанската организација „Отворете ги прозорците“ и здружението за студенти и младинци со попреченост во Македонија. Главната цел на проектот е да ја зголеми инклузијата и интеграцијата на младите луѓе со попреченост на пазарот на трудот во Македонија, особено во брзо растечкиот ИКТ сектор преку онлајн курсеви и практично искуство во ИКТ компаниите во земјава. 

 

Carovska: Të rritet vetëdija te kompanitë e vendit për aftësitë dhe mundësitë e personave me pengesa 


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, përfaqësuesi i USAID-it në Maqedoni Eduard Gonzalez, Tomislav Zografski nga Fondacioni “iVote” dhe këshilltari shtetëror në Inspektoratin Shtetëror të Punës Bexhet Bexheti sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi për përkrahjen e punës praktikuese të pjesëmarrësve në projektin për përfshirjen sociale përmes teknologjisë.

Ministrja Carovska në fjalimin e saj theksoi se qëllimi parësor i rehabilitimit profesional është që t'u mundësohet personave me aftësi të kufizuara të sigurojnë dhe mbajnë punësim adekuat. Prandaj, MPPS i jep rëndësi të veçantë procesit  të inkorporimit të rehabilitimit profesional si mundësi për njerëzit me aftësi të kufizuara për punësim apo të avancohen në punësim adekuat, e me këtë të nxitet edhe integrimi edhe ri-integrimi i këtyre personave në shoqëri. Qëllimi përfundimtar është kthimi i personave me aftësi të kufizuara në punësim fitimprurës dhe përfshirje në tregun e punës, duke pasur parasysh se teknologjia IKT ofron gjithnjë e më shumë vende pune dhe kërkon avancimin e shkathtësive me të cilat do të rritet konkurrenca.

Carovska theksoi se përveç përpjekjeve për të lehtësuar hyrjen në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara, është gjithashtu e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi i kompanive të vendit për aftësitë dhe mundësitë e këtyre personave dhe se personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të perceptohen vetëm si individë të cilëve u nevojitet ndihmë, por se ata janë punëtorë të vlefshëm dhe të përkushtuar dhe se ata mund të jenë efektivë  dhe efikas nëse u jepet shansi.

Projekti i USAID-it për Përfshirje Sociale përmes Teknologjisë është zbatuar nga Fondacioni “iVote” në bashkëpunim me organizatën e shoqërisë civile “Hapni dritaret” dhe Shoqatën për Studentët dhe të Rinjtë me Aftësi të Kufizuara në Maqedoni. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e përfshirjes dhe integrimit të të rinjve me aftësi të kufizuara në tregun e punës në Maqedoni, veçanërisht në sektorin IKT, që është në rritje të shpejtë, përmes kurseve online dhe eksperiencës praktike në kompanitë e IKT në vend.