Faqja e pare links kontakti mapa
Македонски English
Navigacion
Faqja e parë
Ministri
Për Ministrinë
Kompetencat
Organe tjera udheheqese
Sektoret
Dokumente
Projekte
Programi PROGRESS
Baskëpunimi ndërkombëtar
Mundësi të barabarta
Tregu i punës
Punësime
Papunësia
Partneriteti social
Anketa e fuqisë punëtore
Inspektorati Shtetëror i Punës
Mbrojtja sociale
Inspektoriati social
Mbrojtja fëmijëve
Sigurimi pensional dhe invalidor
Mbrojtja veteranëve invalidë
Dispozita
Kontakte

Publikimet

Nga hapi i parë

Thirrje
Konkurs publik
Në bazë të nenit 158 dhe nenit 159 të Ligjit për mbrojte sociale (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 79/2009) dhe Rregullores për mënyrën dhe procedurën për ndarjen e mjeteve të shoqatave të qytetarëve për kryerjen e punëve të caktuara nga sfera e mbrojtjes sociale (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 24/05 dhe 38/07), Ministria e Punës dhe Politikës Sociale publikon...

Ludwig Boltzmann Instituti i të drejtave të njeriut me përkrahje financiare nga Bashkëpunimi austriak për zhvillim dhe Ministria për punë dhe politikë sociale me kënaqësi e shpall të ardhëshmen

Thirrje për aplikacione për 8 (tetë) komuna bashkëpunëtore në kornizat e projektit Përfshirja sociale dhe të drejtat e njeriut në Maqedoni “QBDNj nga teoria në praktikë – Një dimension i ri i të drejtave të njeriut në përfshirjen sociale dhe uljen e varfërisë” 

 

Për më tepër informata si dhe për aplikim ju lutemi shihni dokumentet pasuese:

Thirrje për aplikacione

Aplikacion per komunat

Paralajmerime/ngjarje/komunikata
Për fitimin e granteve, përmes programeve inovative
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës prezantoi Programin “Zhvillimi i resurseve njerëzore 2007-2013”- program ky që është pjesë e fondeve IPA të Bashkimit Evropian. Në këtë prezantim ka marrë pjesë edhe koordinatori i IPA nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Deni Gjorçevski. ...
U nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim dhe mirëkuptim midis Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Odës së Zejtarëve – Koblenc, lidhur me papunësinë
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, në kuadër të vizitës së tij në Gjermani ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim dhe mirëkuptim midis Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Odës së Zejtarëve – Koblenc lidhur me papunësinë....
U themelua Këshilli Ekonomik-Social
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, dy sindikatat reprezentative – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë dhe Organizata e Punëdhënësve nënshkruan marrëveshje me të cilën për herë të para në Maqedoni formohet Këshilli Ekonomik-Social, që do të ketë rol këshillëdhënës dhe konsultativ gjatë krijimit dhe implementimit të politikave dhe strategjive ekonomike dhe sociale në vend. ...
Nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim midis MPPS dhe OSBE
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami dhe ambasadori i OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, Hoze Luis Herero, nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim, qëllimi i të cilit është vlerësimi dhe evaluimi i implementimit të Planit aksional për përmirësimin e gjendjen së romëve në Maqedoni....
Filloi ndarja e pëlqimeve për punësimin e kujdestareve dhe edukatoreve në të gjitha çerdhet e fëmijëve në Maqedoni
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, ditën e premte në çerdhen “Fidani” i ndau pëlqimet për punësim të 23 kujdestareve dhe edukatoreve, të cilat tani më një kohë të gjatë janë të angazhuara me kontratë në vepër. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti....
Qeveria do të subvencionojë me nga 600 denarë për energjinë e shpenzuar të familjeve sociale të rrezikuara
Prej shtatorit të vitit 2010 do të fillojë realizimi i Programit për subvencionimin e energjisë së shpenzuar, kurse prej tetorit të këtij vitit gjithsej 58.000 familje sociale në Maqedoni do të fitojmë nga 600 denarë në muaj si subvencion i energjisë së shpenzuar. Për familjet e rrezikuara pagesa e subvencionit do të fillojë prej shtatorit....
Përshëndetet përparimi i Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt BE-së
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Vasko Naumovski morën pjesë në takimin e tretë të Komitetit të përbashkët konsultativ të Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, që u mbajt në Bruksel....
Komiteti i përbashkët konsultativ i Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami po merr pjesë në takimin e tretë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, që mbahet në Bruksel....
Konferencë subrajonale tripartite për rolin e kushteve ekonomiko-sociale gjatë kohës së krizës
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, mori pjesën një konferencën dyditore subrajonale për rolin e këshillave ekonomiko-sociale gjatë kohës së krizës në Evropën Perëndimore dhe Moldavi, që u organizua në Ohër....
Ka përfunduar projekti “Buxhetimi sa i përket gjinisë në nivel lokal”
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, ka marrë pjesë në ngjarjen përmbyllëse me rastin e përfundimit të projektit “Buxhetimi i ndjeshëm sa i përket gjinisë në nivel lokal”....
U hap Njësia e re për Punë Sociale në komunën Çair
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, hapi Njësinë e re për Punë Sociale në komunën Çair. Në këtë Njësi për Punë Sociale, që është e vendosur në hapësirat e Komunës së Çairit, siç tha ministri Bajrami, shërbimet do t’i shfrytëzojnë 2.600 shfrytëzues të ndihmës sociale në të holla, rreth 800 shfrytëzues të ndihmës së përhershme në të holla, rreth 400 shfrytëzues që shfrytëzojnë shtesë fëmijërore dhe rreth 300 shfrytëzues të ndihmës dhe përkujdesjes nga persona të tretë....
Përforcohet bashkëpunimi me Organizatën Ndërkombëtare të Punës
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami dhe drejtoresha për Evropën dhe Azinë Qendrore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, zonja Suzan Hofman, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për punë të njerëzishme (NPPR). Ky program në Maqedoni për periudhën 2010-2013 i definon prioritetet dhe synimet për zhvillim në kuadër nacional dhe vjen si rezultat i konsultimeve midis Qeverisë, sindikatave, organizatave të punëdhënësve dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP)....
Takim i Grupit të punës për bashkëpunim në sferën e sigurimit social midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës
Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dje u zhvillua një takim i Grupit të punës për bashkëpunim në sferën e sigurimit social midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. ...
U shënua Dita e përkujdesjes në Republikën e Maqedonisë
Me rastin e Ditës së përkujdesjes në Republikën e Maqedonisë dhe promovimit të familjeve përkujdesëse, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, mori pjesë në hepeningun, që ishte përkrahur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kurse i organizuar nga Qendra Ndër-komunale për Punë Sociale e Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit....
Deri më 25 qershor do të konstituohet Këshilli ekonomik-social
istri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, realizoi takim pune me përfaqësuesit e sindikatave që janë të regjistruara në nivel kombëtar. Në këtë takim palët u morën vesh që për 10 ditë të kryhet procedura për parashtrimin e kërkesave për marrjen e vendimeve për reprezentativitetit dhe deri më 25 qershor të këtij viti të formohet Këshilli ekonomik-social....
U promovua studimi për mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve gjatë kohës së krizës ekonomike
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, mori pjesë në promovimin e studimit “Mirëqenia e fëmijëve dhe të rinjve gjatë kohës së krizës ekonomike”, organizuar nga Zyra e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë....
Në Gjenevë, Sesioni i 54 i Komitetit për të drejtat e fëmijës
Më 27 dhe 28 maj të vitit 2010, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, do të kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë në seancën e 54 të Komitetit për të Drejtat e Fëmijës, e cila do të mbahet në Gjenevë. ...
Shkeljet e të drejtave nga sfera e punës do të mund të paraqiten me telefon dhe në ueb faqen e ISHP
Inspektorati Shtetëror i Punës njoftoi risi në punën e tij dhe nga java e ardhshme me telefon dhe përmes ueb faqes së ISHP (www.dit.gov.mk) do të mund të paraqiten shkeljet e të drejtave nga sfera e punës. Gjegjësisht, nga java e ardhshme do të fillojnë me punë Call qendra dhe ueb faqja e Inspektoratit Shtetëror të Punës, të cilat duhet të lehtësojnë procedurat për paraqitjen e shkeljeve të Ligjit dhe mosrespektimi i procedurave për mbrojtje dhe siguri në punë...
Konferencë ndërkombëtare për strategjitë nacionale për eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve
Më 20 dhe 21 maj të vitit 2010, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për strategjitë nacionale për eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve, konferencë kjo që mbahet në Vjenë të Austrisë. Qëllimi i kësaj konference ndërkombëtare është shqyrtimi dhe shkëmbimi i përvojave të shteteve pjesëmarrëse në luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve. Në këtë konferencë fjalim do të ketë edhe ministri Bajrami, me fokusim në strategjitë për eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve që i ndërmerr Republika e Maqedonisë....
Thellohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Universitetit të parë privat FON – Shkup
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami dhe menaxheri i përgjithshëm i Universitetit FON – Shkup, Sefer Canovski, nënshkruan memorandum bashkëpunimi....
Takim i ministrit Bajrami me studentët e UEJL
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, në lokalet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka realizuar një takim me studentët e UEJL-së....
Seminar për evaluimin e politikave aktive të tregut të punës
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, e hapi seminarin për “Strategjitë për punësim: fokusi special i evaluimit të politikave aktive në tregun e punës dhe projektet IPA sa u përket politikave aktive të tregut të punës....
U prezantuan rezultatet nga projekti për përforcimin e kapaciteteve lokale për barazi sa i përket gjinisë
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z-ri Xhelal Bajrami dhe koordinatorja e përhershme e KB-ve dhe UNDV në Maqedoni, Diadre Bojd, si dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale nga komunat e Strumicës, Krushevës dhe Tearcës i prezantuan rezultatet nga projekti “Përkrahja e komisioneve për mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt në njësitë e vetëqeverisjes lokale”....
Zëvendësministri Ristoski dhe sekretari shtetëror Todorovski vizituan Shtëpinë e Pensionistëve “Jane Sandanski” në Aerodrom
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristoski dhe sekretari shtetëror Marjanço Todorovski vizituan Shtëpinë e Pensionistëve “Jane Sandanski” në komunën e Aerodromit, me qëllim që të njoftohen me kushtet në të cilat jetojnë pensionistët këtu....
U nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim për parandalimin e dhunës në familje
Ministri i Punës dhe Politikës Social, Xhelal Bajrami, koordinatorja e përhershme e OKB dhe UNDP, Diadre Bojd dhe përfaqësues të UNDP, të BNjVL dhe të 5 komunale pilot (Manastir, Tetovë, Kavadarci, Kumanovë dhe Shkup) – që ishin të përfshirë në Programin e përbashkët për zhvillim, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me qëllim zbatimin e suksesshëm të programit për “Përforcimin e kapaciteteve nacionale në luftë kundër dhunës në familje” dhe Pilot programit “Përforcimi ekonomik i femrave – viktima të dhunës në familje”...
Filluan negociatat në sferën e sigurimit social me Republikën e Shqipërisë
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, në kuadër të vizitës njëditore në Tiranë u takua me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha dhe me ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë, Spiro Ksera, me të cilët ka shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve në sferën e politikës sociale....
Ministri Bajrami vizitoi Qendrën Ndër-komunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit
Pas vendimit të Qeverisë që çdo e shtunë e parë e muajit të punohet, ministri i Punës dhe Politikës Sociale më 10 prill (e shtunë) e vizitoi Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit....
Prezantohet propozim-versioni i “Strategjisë nacionale për uljen e varfërisë dhe përjashtimit social në Maqedoni”
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, e hapi konferencën kushtuar propozim-versionit të Strategjisë nacionale për uljen e varfërisë dhe përjashtimit social në Maqedoni”....
Ministri Bajrami u takua me kryetarin e Komunës së Çairit dhe ambasadorin e OSBE në Maqedoni
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami dje kishte takim pune me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe me ambasadorin e OSBE-së në Maqedoni, Hoze Luis Herero....
Bajrami takoi përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z-ri Xhelal Bajrami sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte informimi i drejtpërdrejt i të gjithë përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për masat dhe politikat që i ndërmerr Qeveria, respektivisht Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për zbutjen e papunësisë dhe rritjen e numrit të personave të punësuar....
Adoptimi, në mënyrë elektronike
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, e njoftoi opinionin me propozim-ndryshimet e Ligjit mbi familjen. Në fakt, adoptuesit e ardhshëm do të zgjidhen në formë elektronike...
Konferencë ndërkombëtare në temën: “Buxhetimi sa i përket gjinisë – mjet efektiv për avancimin e barazisë gjinore”
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale më 11 dhe 12 mars organizoi konferencë ndërkombëtare dyditore për prezantimin e aktiviteteve të fundit në kuadër të projektit "Buxhetimi i ndjeshëm sa i përket gjinisë-mjet për futjen e barazisë gjinore në rrjedhat kryesore shoqërore....
Takim Bajrami-Jet
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, Sheldon Jet, zhvilluan një takim pune, ku në këtë takim u diskutua bashkëpunimi dhe mbështetja e deritanishme që i është dhënë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në zbatimin e programeve për përforcimin e kapaciteteve të punonjësve në Qendrat për Punë Sociale....
Takim Bajrami-Herero
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z-ri Xhelal Bajrami sot në selinë e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka realizuar takim pune me Ambasadorin e OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, z-ri Hoze Luis Herero....
Takim i Komitetit të përbashkët konsultativ të shoqërisë civile të BE-së dhe Maqedonisë
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z-ri Xhelal Bajrami, dje në takimin e dytë të Komitetit Konsultativ të Përbashkët të Shoqërisë Civile të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë kishte paraqitjen e tij në temën "Gjendja e tanishme e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”....
U hap Njësia për Punë Sociale në Komunën e Likovës
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, dje në mënyrë solemne e hapi Njësinë për Punë Sociale në Likovë. ...
U nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim me Institutin për të Drejtat e Njeriut “Ludvig Bolcman”
Dje, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z-ri Xhelal Bajrami, dhe z-ri Filippo Unterhofer, menaxher i projektit në Institutin për të Drejtat e Njeriut “Ludvig Bolcman” nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit dyvjeçar për "Përfshirjen sociale dhe të drejtat e njeriut në Maqedoni" projekt ky i mbështetur financiarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim....
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryqi i Kuq do të bashkëpunojnë në një projekt për përkujdesje të pastrehëve
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z-ri Xhelal Bajrami dhe Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë, z-ri Sait Saiti sot në lokalet e Kryqit të Kuq të Maqedonisë zhvilluan një takim pune, në të cilën të dy kanë bërë të ditur se së shpejti do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi, në kuadër të projektit për kujdesin e njerëzve të pastrehë. Ministria do të mbështesin financiarisht projektin, dhe në këtë mënyrë do të intensifikojë bashkëpunimin me Kryqin e Kuq. ...
Inspektorati Shtetëror i Punës në janar 2010 ka mbyllur 20 firma për shkak të punëtorëve të paparaqitur
Inspektorati Shtetëror i Punës në janar të vitit 2010 ka kryer gjithsej 3276 kontrolle nga sfera e marrëdhënieve të punës dhe nga sfera e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës. Inspektorët shtetërorë nga sfera e marrëdhënieve të punës kanë kryer 2281 mbikëqyrje inspektive, prej të cilave 2023 të rregullta, 73 kontrolluese dhe 185 mbikëqyrje pas kërkesave me shkrim të palëve. Gjatë kësaj, janë zbuluar gjithsej 60 punëtorë të paparaqitur....
Inspektorati Shtetëror i Punës në dhjetor 2009 ka mbyllur 64 firma për shkak të punëtorëve të paparaqitur
 

 
Copyright(c) 2008 Министерство за труд и социјална политика