Насловна линкови контакт мапа
English Shqip
Навигација
Насловна
Министер
За министерството
Мисија
Други раководни органи
Сектори
Односи со јавност
Архива
Вести
Документи
Проекти
Медиа Центар
Програма Progress
Декада на Ромите
Меѓународна соработка
Европско партнерство
Соработка со Совет на Европа
Соработка со Меѓународната организација на трудот
Билатерална соработка
Европска Социјална Повелба
Еднакви можности
Родова рамноправност
Заштита и превенција од секаков вид на дискриминација
Директиви
Национален механизам за упатување на жртви на трговија со луѓе
Публикации од областа на еднаквите можности
Пазар на труд
Невработеност
Вработеност
Анкета на работна сила
Социјално партнерство
Плати
Трудова инспекција
Државен испекторат за труд
Акции и активности
Социјална заштита
Услуги и права
Постапка
Институции
Вонинституционална заштита
Социјални реформи
Социјална инспекција
Детска заштита
Права од детска заштита
Детски градинки
Детски одморалишта
Договори за социјално осигурување
Пензиско и инвалидско осигурување
Пензиско и инвалидско осигурување
Пензиски реформи
Боречко-инвалидска заштита
Прописи
Закони
Иницијативи
Правилници
Јавни повици
Вработување во МТСП
Јавни огласи
Спогодби
Контакти

Partneriteti social

 

Sekretare e këshillit ekonomik-social : Mirjana Aleksovska

 Tel: 02/ 3 106 248

e-mail: maleksevska@mtsp.gov.mk

 

Këshilli ekonomik- social është trup trepartit (treanësorë), i krijuar ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Lidhjes së Sindikateve të Maqedonisë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë.

 Këshilli ekonomik-social ka funksion konsultativ – këshilldhënës, nëpërmjet të cilit zhvillohet dialogu social dhe pjesë e rëndësishme e funksioneve në bisedime të partnerëve socialë për çështjet ekonomiko-sociale, të cilat janë në interesit të të pergjitshëm të vendit.

 

Struktura

Këshillin ekonomik-social, në pajtim me Marrëveshjen, e përbëjnë anëtarët në vijim:

 

Kryetari i Këshillit ekonomik- social

 

1. Xelal Bajrami, ministër i  Punës dhe Politikës Sociale

 

Anëtarët e këshillit

  1. Trajko Sllavevski, ministër i Financave; zëvendës Snezhana Delevska
  2. Metodij Haxhi-Vaskov, zëvendësministër i Ekonomisë; zëvendës Sllavica Petrushevska, udhëheqëse e seksionit në sektorin për Industri dhe reforma strukturale në Ministrinë e Ekonomisë
  3. Vanço Muratovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, zëvendës Rifat Jurshit, sekretar i Këshillit të LSM
  4.  Zhivko Danevski, kryetar i AGRO Sindikatit, zëvendës Tihomir Klimovski, kryetar i Sindikatit të Policisë së Maqedonisë
  5. Jordan Sandev, kryetar i Sindakatës   Punëtorëve të Postës dhe Telekomunikacioneve, zëvendës Cvetan Mirçevski, kryetar i Sindikatit të Punëtorëve të Komunikacionit dhe Lidhjeve të Maqedonisë
  6. Dimitar Stojkov, kryetar i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë
  7. Jorgo Quka, përfaqësues i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë
  8. Bojan Janev, përfaqësues i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë

Drejtimi

Këshilli ekonomik-social ka strukturën në vijim për drejtim – udhëheqje:

-kryetar dhe dy zëvendës të kryetarit:

-sekretar

 

Kryetar i Këshillit është ministri i Punës dhe Politikës Sociale, i cili është anëtar i Këshillit sipas funksionit

 

Kryetari i këshillit përfaqëson këtë Këshill para organeve kompetente dhe opinionit, thirr mbledhje, propozon rendin e ditës, e koordinon punën dhe harmonizon qëndrimet.

 

Sekretari i Këshillit është person nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, i cili kryen punët administrative – teknike dhe i ndihmon kryetarit të Këshillit në komunikim dhe mbajtje të mbledhjeve të Këshillit.

 

Kompetencat

- ndjek, studion dhe noton ndikimin e politikës ekonomike dhe masat e politikës ekonomike në stabilitetin social dhe në zhvillim

 - ndjek, studion dhe noton ndikimin e politikës sociale dhe masat e politikës sociale në stabilitetin ekonomik dhe në zhvillim

-ndjek, studion dhe noton ndikimin e ndryshimeve të çmimeve dhe rrogave në stabilitetin ekonomik dhe në zhvillim

- jep mendim të argumentuar ministrit të Punës për çështjet dhe problemet lidhur me nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve kolektive;

-i propozon Qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave, gjegjësisht shoqatave në nivel më të lartë, udhëheqje të politikës në pajtim me çmimet dhe rrogat:

-jep mendime për propozim-ligjet nga lëmia e punës dhe sigurimit social:

-promovon dhe nxit idenë për bashkëpunim të treanshëm (dialogu social tripartit) ndërmjet partnerëve socialë për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve sociale

-nxit zgjidhjen e qetë të kontesteve kolektive të punës

- jep mendime dhe propozime të ministrit të Punës në lidhje me çështjet tjera të vërtetuara me këtë ligj.

 

Këshilli ekonomik-social është themeluar me marrëveshje ndërmjet Qeverisë, Sindikatit dhe

Shoqatës së punëdhënësve

 

Me Marrëveshjen për krijimin e Këshillit ekonomik-social më afër përcaktohen autorizimet e tij.

Këshilli ekonomik – social mund të themelojë këshille dhe komisione për çështje të veçanta nga rrethi i vet.

 

Këshilli ekonomik-social sjell rregullore me të cilën rregullohet mënyra e punës së këshillit.

 

Mënyra e punës

Këshilli punon në mbledhje. Mbledhjet e Këshillit i thërret kryetari i Këshillit, sipas nevojës edhe atë së paku një herë në çerek vit. Mbledhjet mbahen me ftesë me propozim rend dite dhe material punues së paku 8 ditë para mbajtjes së mbledhjes.

 

Rendin e ditës e propozon kryetari, ndërsa e vërteton këshilli në vetë mbledhjen. Çdonjëri prej anëtarëve mund të parashtrojë ndryshime dhe plotësime në rendin e ditës. Materialet punuese i përgatit propozuesi i materialit ose ndonjë institucion tjetër kompetent. Dokumentet e miratuara nga sfera ekonomike-sociale dorëzohen deri në Parlament, Qeveri të RM, ministrive përkatëse dhe organeve tjera kompetente.

 

Për çështje të veçanta Këshilli formon trupa punues të veçantë. Puna e mbledhjes së Këshillit është publike, dhe për punën e vet e informon opinionin me deklarata ose lajmërime. Çdonjëri anëtar mund të nisë inicimin për thirrje të mbledhjes së Këshillit.

 

Vendosja

Rendi i ditës së mbledhjes së Këshillit miratohet nëse për atë deklarohet shumica e anëtarëve prezent të Këshillit.

 

Sipas rregullës mendimet, propozimet dhe rekomandimet, Këshilli i miraton me konsenzus, por nëse ndonjëri nga anëtarët ose kryetari kërkojnë, të njëjtat mund të miratohen me votim.

 

 

 
Copyright(c) 2008 Министерство за труд и социјална политика